LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prishtine, serish protesta. Haradinaj: Nuk kam frike nga ekstradimi ne Serbi

18 Qershor 2015, 13:02, Kosova & Bota CNA

Për t?u solidarizuar me të pranishmit aty kanë shkuar edhe Glauk Konjufca e Rexhep Selimi të Vetëvendosjes, si dhe Haxhi Shala dhe Enver Hoti të Nismës për Kosovën.

Glauk Konjufca, që njëherësh është edhe shef i grupit parlamentar në një fjalim të shkurtër para të pranishmëve, ka thënë se kjo nuk është fyrje që i është bërë vetëm Ramush Haradinajt.
?Por është fyerje ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës. Është prek sovraniteti i Kosovës?, ka thënë Konjofca.

Ndërsa Avni Arifi i AAK-së, ka thënë se pavarësisht se mbrëmë është ndërprerë protesta në orët e mbrëmjes, kjo nuk do të ndodhë sonte, dhe se ata janë të vendosur të qëndrojnë aty deri në lirimin e Haradinajt dhe kthimin e tij në Kosovë.

Dje është parë edhe deputtja e PDK’së Ganimete Musliu duke protestuar para ambasadës.

Me heret, ish-Kryeministri dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se nuk ka frikë nga ekstradimi në Serbi. Duke komentuar arrestimin e djeshëm në aeroportin e Lubjanës ai ka deklaruar se në rastin e tij Sllovenia është sjellë në mënyrë të turpshme. ?Unë jam në Lubjanë, po pres vendimin për të ma kthyer pasaportën që të udhëtojë drejt Prishtinës. Kjo situatë është e papranueshme për mua, që Sllovenia nuk e ka pastruar këtë punë. Nëse nuk është gabim i tyre, nëse sistemi i tyre nuk ka gabuar, atëherë ky është një qëllim i keq i autoriteteve këtu. Nuk brengosem fare për Serbinë, unë jam qytetar i Kosovës? tha Haradinaj, duke folur për TV N1 të Beogradit. Ramush Haradinaj u ndalua dje në aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga policia e Serbisë në vitin 2006. AAK bëri me dije se në të gjitha aeroportet është pastruar ky fletëarrest, ndërsa vetëm në të Lubjanës jo.

Lajmet e fundit nga