LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Parandalimi i rrudhave rreth syrit

18 Qershor 2015, 11:00, Lifestyle CNA

 

Hidratimi dhe ushqimi i zonës rreth syve është i vetmi ilaç për të parandaluar dhe vonuar shenjat e plakjes, stresit dhe lodhjes. Këtu e keni një maskë për këtë punë.

Lëkura rreth syve është më e hollë se në pjesët e tjera të trupit, më e ndjeshme dhe kërkon kujdes të veçantë.

Hidratimi dhe ushqimi i zonës rreth syve është i vetmi ilaç për të parandaluar dhe vonuar shenjat e plakjes, stresit dhe lodhjes.

Natyra si gjithmonë vjen në dispozicion, duke ofruar përbërës të thjeshtë, por të çmuar, të cilët janë ideal për një trajtim natyror kozmetik. Si të përfitojmë nga ajo? Mjafton të përgatisim një maskë ushqyese me mjaltë dhe vaj bajame të ëmbël.

Bashkoni një lugë (të mesme) mjaltë me një lugë (të vogël) vaj bajame të ëmbël. Përziejeni mirë derisa të bëhet një masë unike dhe aplikojeni në zonën rreth syve me mollëzat e gishtave, më pas përhapeni me lëvizje rrethore.

Mbas 20 minutash, shpëlajeni fytyrën me ujë të bollshëm.

Në fund, aplikoni një krem ushqyes.

Mjalti, aleat i çmuar si në tryezë ashtu dhe në kozmetikë, është i pasur me antioksidantë, të cilët ndihmojnë për ta bërë lëkurën e butë dhe elastike.

Po ashtu, vaji i bajames së ëmbël, ushqen lëkurën, duke luajtur në këtë mënyrë një veprim të rëndësishëm për të parandaluar rrudhat.

Zona rreth syve do të shfaqet e relaksuar, si pas një jave të bukur pushimesh.

20:00 Lifestyle

Buzëqesh Flack

 Caroline Flack ka qenë edhe këtë fundjavë pjesë e serialit ...

20:00 Lifestyle

Duart si Mëndafshi

 Nëse keni lëkurë të ashpër në duar, kjo recetë do të jetë k...

18:00 Lifestyle

Minaj bën selfie

 E gjen kurdoherë kohën për një selfie. Bukuroshja e famshme...

Lajmet e fundit nga