Connect with Us

Deliu në Rrogozhinë: Do e bëj këtë rrugë edhe nëse nuk marr asnjë votë

Politikë

Deliu në Rrogozhinë: Do e bëj këtë rrugë edhe nëse nuk marr asnjë votë

Publikuar

-

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Rrogozhinë, Eqerem Deliu, gjatë takimit me banorët e zonës për shpalosjen e programit të tij elektoral,  u shpreh se kjo zonë është lënë në harresë nga qeveria për sa i përket investimeve.

“Rruga në gjatësinë prej 2 km e 200 metër është në gjendje tepër të mjeruar, e drejtuar përherë nga të majtët, kjo zonë nuk ka marrë asnjë investim. Premtoj se do ta bej unë këtë rrugë, do ta bëj unë edhe sikur në këtë fshat të mos marr asnjë votë. Ky është një zotim përpara jush dhe duhet të kuptojmë që momenti i duhur është 21 qershori”, u shpreh kandidati Deliu.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta nis nesër takimet me partitë jashtëparlamentare

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta zhvillon nesër takimet me kryetarët e partive jashtë parlamentit.

Mësohet se takimi me partitë jashtë parlamentare do të fillojë në orën 09:00, në Presidencë.

Në takim pritet të jenë të pranishëm, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Shpëtim Idrizi dhe Shpëtim Axhami.

Kujtojmë këtu se dy ditë më parë, presidenti Ilir Meta, kërkoi një takim me krerët e partive politike të opozitës jashtëparlamentare dhe ky takim sipas tij mundësisht të bëhet para datës 20 nëntor.

LEXO EDHE:  Basha ripërsërit premtimin për uljen e taksave

“Nisur nga situata dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të paparashikueshme ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejtë, mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019. Ju lutem nëpërmjet Kabinetit tuaj saktësimin e ditës dhe orës së përshtatshme të takimit, për ju dhe për kryetarët e partive të tjera” thuhej në letrën e Presidentit drejtuar kryetarëve të partive jashtë parlamentit.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përse video denoncuese e Metës për Dvoranin u nxor kaq vonë?/ Përgjigjet këshilltari i presidentit

Publikuar

-

Nga

Këshilltari ligjor i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishi ka treguar përse videoja me shkelje të kreut të KED, Ardian Dvoranit do të nxiret me vonesë nga presidenca.

Sipas Dervishit, presidenti Meta nuk ka dashur të pengojë punën e KED-së përgjatë këtij viti.

”Gjatë këtij 1 viti, nga 1 janar 2019 deri në momentin që anëtarët e GJK-së u zgjodhën dhe u betuan e patë presidentin të anatemojë KED-në? Anjëherë. Përveçse në shkresën me korrektimet dhe konstatimet e ligjit të bëra nga presidenti, nuk janë publuikiuar me qëllim të vazhdohej proçesi i KED. Proçesi i emërimeve u mbuyll në 21 shtator, Të gjitha veprimet pastaj janë proçes administrativ i KED-së. Nëse do të zgjidhej një anëtar nga presidenti që nuk pëlqehej do të sulmohej për shkelje kushtetuese. Presidenti u tregua korrekt. Edhe në mbledhjen e Këshillit në datën 7, kam kërkuar që të ruhet me audio”, u shpreh Dervishi në studion e “Opinion” në News 24.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Opozita si organizatë Jo Qeveritare”/ Manjani fajëson Metën: OJQ u katandis pas zgjedhjeve të 2017

Publikuar

-

Nga

Ish ministri Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar deklaratën e presidentit Ilir Meta lidhur me opozitën jashtë parlamentare.

Meta u shpreh në “Opinion” se opozita e e Bashës dhe e Monikës është një OJQ (organizatë Jo Qeveritare).
Manjani shprehet se opozita u katandis OJQ parlamentare pas zgjedhjeve të 2017, ku vetë Meta ishte një faktor vendimmarrës.

“Ilir Meta ka thënë në emisionin Opinion se “Opozita e Bashës dhe e Monikës është një OJQ…” (organizatë Jo Qeveritare)
Po mirë, të paktën qenka Jo Qeveritare. Se mund të ishte edhe OJQ në Qeveri (dmth në parlament)…
Në fakt OJQ parlamentare u katandis opozita pas zgjedhjeve të 2017, ku vetë Meta ishte një faktor vendimmarrës”, shkruan Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE