Connect with Us

Vlorë/ Dhunonte nënën, arrestohet 55-vjeçari

Kronika

Vlorë/ Dhunonte nënën, arrestohet 55-vjeçari

Publikuar

-

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë për dhunë ndaj nënës së tij shtetasin Albert V. Selimaj.

55-vjeçari banues në Vlorë mësohet se ka goditur me grushta nënën e tij 73-vjeçare.

Selimaj u vu në pranga për veprën penale “dhunë në familje”. Materialet i kaluan për hhetim të plotë Prokurorisë së Rrethit , Vlorë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

OFL-ja i kërkoi të justifikojë pasurinë/ Avokati i Ervis Martinajt: Kërkesa e policisë është ‘Nul’

Publikuar

-

Nga

vendi ku ndodhi vrasja ne ish-bllok dhe ervis martinaj

Pas ultimatumit të OFL për deklarimin e pasurisë së Ervis Martinajt ka reaguar avokati i këtij të fundit.

Mirash Martini, ka deklaruar se klienti i tij Ervis Martinaj në asnjë moment nuk është subjekt i aktit normativ, pasi nuk është i dënuar qoftë brenda territorit të Shqipërisë, por edhe jashtë për veprat penale që ky akt-normativ, ka targetin për të vepruar juridikisht.

Sipas avokatit të Martinaj, nisur nga kushtet kur Martinaj nuk është i dënuar për veprat që parashikon akti-normativ, çdo veprim i mëtejshëm qoftë policor por edhe bllokim të aseteve kapitale dhe financiare nga policia, është qartazi “Nul”.

LEXO EDHE:  Gjendet i pajetë në derën e spitalit/ Zbulohet identiteti i viktimës

LEXO EDHE:  U kapën me drogë në kufirin greko-shqiptar/ Arrestohen dy persona

“Ervis Martinaj nuk është subjekt i aktit normativ nr.1 të Kryeministrit, datë 31 janar te vitit 2020, pasi ai nuk është i denuar dhe as në hetim për asnjë nga veprat penale të parashkuara në nenin 5 të këtij Akti…”-thotë avokati. Më tej mbrojtësi ligjor shton se “…bazuar në vendimet gjyqësore që kanë shqyrtuar kërkesat e prokurorisë, rezulton se në veprimet tij, nuk as dyshime se ai ka kryer veprën penale të vrasjes e aq më pak këtë vepër ta ketë kryer me paramendim…”-thotë avokati i Martinaj për Report Tv.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Trafikoi 120 milionë euro kokainë/ Arrestohet supertrafikanti shqiptar

Publikuar

-

Nga

Policia italiane e Pordenones ka arrestuar një shtetas shqiptar për të cilin ishtë lëshuar një urdhër arresti europian për trafik ndërkombëtar të 120 kg kokainë me vlerë 120 milionë euro.

Ndalimi i 42-vjeçarit me iniciale A.A, lindur në Mirditë, u bë pas një kontrolli rrugor të Policisë së Pordenones në një automjet tip BMË me ngjyrë të zezë me targa italiane.
Në automjet po udhëtonin 2 shtetas shqiptarë. Ekzaminimi dokumentave të tyre ka verifikaur se ndaj njërit prej shqiptarëve ishte shpallur nën urdhër arresti europian i lëshuar më datë 3 shkurt 2020 nga autoritetet greke pas një megaoperacioni për trafik lëndësh narkotike.

Shqiptari i kapur në Pordenone të Italisë akuzohet për trafik kokaine nga Amerika Jugore e Qëndrore drejt Europës.
Ai akuzohet se nga shtatori i 2018 deri në janar 2020 ka trafikuar me anije nga Amerika e Jugut dhe ajo Qëndrore 120 kg kokainë me vlerë 120 milionë euro.

LEXO EDHE:  Gjendet i pajetë në derën e spitalit/ Zbulohet identiteti i viktimës

LEXO EDHE:  I rrezikohej jeta/ Policia Kufitare shpëton turistin italian në Vlorë

Shqiptari i arrestuar rezulton të jetë pjesë e një grupi kriminal i strukturuar për trafik ndërkombëtar droge. Arrestimi i 42-vjeçarit shqiptar u bë me qëllim ekstradimi drejt shtetit grek, i cili kishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina del nga rruga/ Plagoset rëndë shoferja

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur pak më parë në Gramsh ku një makinë ka dalë nga rruga.

Mësohet se për pasojë është plagosur rëndë drejtuesja e makinës e cila është dërguar në spital.

Nuk dihen ende detajet e këtij aksidenti ndërkohë që autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE