LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-anëtari i Këshillit Bashkiak të Lezhës i arrestuar për drogë në Itali, policia i sekuestron 10 mln euro pasuri të paluajtshme

16 Qershor 2015, 19:05, Kronika CNA

Policia e Lezhës ka sekuestruar sot 10 milionë euro pasuri të paluajtshme, produkte të veprimtarisë kriminale. Mësohet se pasuria në fjalë është në pronësi të Astrit Nimanit, banues në këtë qytet, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak deri në vitin 2013-ën. Burime nga policia lokale bënë me dije se janë bllokuar dhe 4 godina banimi në Shëngjin.

Pas hetimeve 1 mujore nga Sektori për Krimin Ekonomik Financiar i Drejtorisë së Policisë Qarkut Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e këtij rrethi, u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të shtetasit Astrit Nimani, me sipërfaqe totale 25000 (njëzetë e pesë mije) m2, të cilat kapin një vlerë sipas çmimeve të tregut, rreth 10 milionë euro ku përfshihen:

1-Një godinë 5-katëshe, Hotel-Bar-Restorant, me sipërfaqe totale 7940 m2 e ndodhur në qytetin e Shëngiinit?
2-Një godinë 13-katëshe, ndodhur në qytetin-e Shëngjinit, me sipërfaqe totale 5000 m2, ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe Parkimi.
3-Një godinë 13-katëshe, e ndodhur në qytetin e Shëngjinit, me sipërfaqe totale 6500 m2, ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe Parkimi.
4-Një godinë 10-katëshe, e ndodhur në qytetin e Shëngiinit me sipërfaqe totale 9500 m2, ku përfshihen: 90 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe Parkimi.

Sipas policisë, këto pasuri dyshohet se janë produkte të veprimtarisë kriminale të kryera nga Nimani, i cili është arrestuar me 15 nëntor të vitit 2013 në Serbi dhe me datë 20 dhjetor të po këtij viti është ekstraduar drejt Italisë. Ky person ka qnë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol-Roma, Itali, pasi Gjykatata e Apelit të Milanos, pasi ishte dënuar me 7 vite burg për veprën penale ?Trafikim të lëndëve narkotike?.

Lajmet e fundit nga