LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fushë-Krujë / Vidhnin shinat e trenit gjatë natës, arrestohen 3 autorët

16 Qershor 2015, 11:37, Kronika CNA

Policia e Krujës ka vënë në pranga tre persona, pasi akuzohen për vjedhjen e shinave të trenit. Bëhet fjalë për shtetasit Mondi Baroka, Lorenc Gjini dhe Bilal Kulla.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, ata u kapën tek Stacioni i vjetër i trenit Fushë-Krujë, duke vjedhur aksesorë metalikë dhe shinat e linjës hekurudhore Budull-Fabrika e Çimentos.    Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip Opel Korsa me targë CJ 111 AT u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sende që shërbenin për kryerjen e veprës penale.

Lajmet e fundit nga