LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skema, si pastrohen paratë jashtë Shqipërisë nga biznesmenët

15 Qershor 2015, 11:04, Ekonomi CNA

Bizneset mese shumti pastrojnë vlera të larta të parave të jashtëligjshme.

Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave zbardh skemën se si pastrohen paratë nga një biznes.

Skema funksionon në këtë mënyrë:

Bazuar në legjislacionin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit DPPPP u informua nga subjektet e ligjit se shtetasi Shqiptar (shtetasi A), rezident në një vend Evropian (X), ishte përfitues i transfertave në shumën totale 700,000 Euro nga një kompani (Kompania B) që operonte në vendin (Y) llogaritë e së cilës ishin të hapura në institucione financiare të vendit (Z).

A kërkoi që brënda një kohe të shkurtër nga mbërritja e fondeve, të kryente veprime këmbimi valutor dhe tërheqje në para fizike.

Bazuar në faktin se fondet e transferuara ishin në vlerë të konsiderueshme dhe vinin nga një vend që konsiderohej me risk për çështjet e pastrimit të parave, DPPPP ndërmori një analizim të hollësishëm të informacionit prej të cilit rezultoi se: ? Shtetasi ?A? jetonte prej shumë kohësh në vëndin ?X? ku ishte i përfshirë në disa aktivitete biznesi; ? Burime të hapura përmbanin të dhëna për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal me aktivitet ndërkombëtar;

Përfaqësuesit e kompanisë ?B?, figuronin si persona të lidhur me një skandal korrupsioni në një vend Evropian; Në përmbushje të rrolit parandalues DPPPP, nxori një urdhër bllokimi të përkohshëm dhe dërgoi informacionin e disponuar në organet kompetente bazuar në anomalitë e konstatuara në analizimin e transaksioneve si dhe lidhjet me akte korruptive jashtë vendit, raporton Monitor.

Nga reagimi i organeve kompetente, DPPPP është informuar se në bazë të urdhërit të bllokimit të DPPPP, u vendos sekuestro preventive mbi fondet.

Lajmet e fundit nga