LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dërgohet për gjykim kolumbiani që u kap me 256 kg. kokainë

15 Qershor 2015, 12:42, Aktualitet CNA

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar  sot për gjykim shtetasin Cesar Augusto Pelaez Triana. Ai akuzohet për trafik të lëndëve narkotike, mbetur në tentativë.

Shtetasi kolumbian, me nënshtetësi spanjolle, u arrestua në Shqipëri një vit më parë. Në bazë të hetimeve mësohet se ai kishte si detyrë marrjen e parave nga pritësit e një sasie prej 256 kg. kokainë.

Droga u zbulua nga autoritetet e Malit të Zi në një anije tregtare, destinacioni i të cilës dyshohet se ishte Shqipëria.

18:07 Aktualitet

Shtypja e katarëve

Katarizmi është një degë e Kristianizmit e ngjashme me Gnost...

Lajmet e fundit nga