LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ademi takim me intelektualët: Mos e shisni votën për drejtimin e gabuar

15 Qershor 2015, 06:38, Politikë CNA

Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkisën e Shkodrës, Voltana Ademi, ka prezantuar përpara banorëve programin elektoral ?Për Shkodrën e së Ardhmes? .

?Të shërbesh për mua do të thotë të zbatosh ligjin, të punosh me përgjegjësi, profesionalizëm, ndershmërisht dhe me transparencë. Përfshirja e njerëzve në vendimmarrje, partneriteti publik-privat do të jenë çelësi i suksesit në përdorimin me efiçencë të financave, burimeve për projektet që do të realizojmë së bashku.

Ne do të përmirësojmë më tej qeverisjen lokale për të siguruar mjetet e nevojshme për të shërbyer, për t?u zhvilluar e për të krijuar vende pune. Ne do të punojmë për të rifituar besimin e investitorëve vendas e të huaj për të siguruar rritje, për të zhvilluar ekonominë, bujqësinë, turizmin dhe biznesin. Ofroj një program të përgatitur nga specialistët më të mirë të fushave respektive, me të cilët prej vitesh kam punuar në hartimin e dokumenteve strategjike dhe projekteve për zhvillimin e territorit?, është shprehur Ademi.

Lajmet e fundit nga