LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Uji në Mars shfaqet natën

14 Qershor 2015, 09:15, Kuriozitete CNA

Deri  tani shkencëtarët kanë besuar se kushtet në Planetin e kuq janë tepër të ftohta që uji të mund të ekzistojë, ndonëse sipas hulumtimeve kanë zbuluar vende me akull në Mars. Mirëpo, sipas informatave të fundit, të cilat i ka dërguar roveri i NASA-s Curiosity, uji në Mars gjendet nën sipërfaqen e planetit. ?Të gjitha të dhënat e deritashme kanë treguar se uji mund të gjendet ekskkluzivisht në formë akulli. Por, kjo është hera e parë që kemi gjetur dëshmi mbi ujin e lëngshëm në Mars?, ka thënë Enfru Koats, udhëheqës i sektorit për hulumtimin e kozmosit në Londër. Duke rrëmuar nëpër truall, Curiosity ka gjetur perklorat kalciumi (kripë e thartirës perklorike). Shkencëtarët besojnë se kjo lloj kripe e absorbon acarin nga sipërfaqja e truallit, e shkrin dhe krijon shtresë të hollë uji. Pastaj uji i lëngshëm zhytet më thellë në truall duke u përzierë me kripërat tjera. Shtimi i ujit të rrjedhshëm këtyre kripërave ua bën të mundur të lëvizin nëpër truall. ?Matjet kanë treguar se këto gjendje ekzistojnë natën dhe pas agimit te dimrit. Kur bie nata, një pjesë e ujit avullohet në atmosferë dhe kondensohet në sipërfaqe të planetit si brymë, por preforati i kalciumit formon tretje të kripës me ujin dhe ashtu mbetet në gjendje të lëngshme:, ka thënë Morten Bo Madsen nga Instituti Nils Bor në Kopenhagen. Ndonëse uji i rrjedhshëm konsiderohet si kyç për jetë dhe me këtë lidhet me ekzistencën e jetës në ndonjë vend, shkencëtarët kanë thënë se nuk kanë gjetur kurrfarë gjurmësh jete në Mars, sepse radiacioni është tepër i fortë në sipërfaqe sa mikroorganizmat të mund të mbijetojnë.

 

06:58 Kuriozitete

Efekti vapë

Vapa ka pushtuar dhe temperaturat kanë nisur të rriten ndjes...

Lajmet e fundit nga