LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD denoncon dhunen ne Peqin: Bandat e PDIU kercenojne qytetaret

13 Qershor 2015, 13:31, Politikë CNA

Partia Demokratike ka denoncuardhunën e ushtruar nga kandidati i PDIU-së dhe maxhorancës në Peqin, e cila, sipas PD-së, arriti kulmin dje pas mitingut të së djathtës, ku ishte i pranishëm kryetari Lulzim Basha Sipas PD-së, entuziasmi i opozitës dhe qytetarëve të Peqinit si dhe denoncimi i inkriminimit të politikës që spikat veçanërisht në Peqin me përfaqësuesit e PDIU, ka tërbuar kundërshtarët dhe banditët e tyre, të cilët,, po sipas PD-së, janë lëshuar rrugëve duke kërcënuar e dhunuar, deri në përdorimin e armëve, siç është rasti i plagosjes së rëndë të vëllait të kryetarit të Komunës Karinë, mbrëmë në darkë. PD bëri me dije se janë kërcënuar hapur kryetari i Partisë Demokratike për komunën Gjocaj dhe Komunës Përparim. ?Ky rrjet banditësh e kriminelësh pranë PDIU që lëvizin me makina e të armatosur edhe me kallashnikovë, që janë shtrirë në gjithë Peqinin, më kanë kërcënuar edhe mua në mënyrë të përsëritur, dhe provat për këtë ua kam bërë të ditur vëzhguesve ndërkombëtarë. Ndërkohë, qeveria dhe përfaqësuesit e PDIU po i bëjnë presion Gjykatës që të regjistrojë si zgjedhës në Peqin, të dënuarit në këtë burg, çka bie ndesh me Kodin Zgjedhor, me nenin 75 gërma 2, sepse listat e zgjedhjeve kanë kohë që kanë dalë tashmë. Jam këtu sot për të denoncuar këtë valë të paprecedente dhune në zgjedhje. Kundërshtarët po tregojnë se nuk kanë ofertë, nuk kanë bilanc, dhe nga dëshpërimi i humbjes së sigurtë duan tani që të mos ketë zgjedhje?,- tha kandidati i djathtë për bashkinë e Peqinit. Ai u shpreh më tej se asgjë nuk e tremb dhe nuk do të tërhiqet asnjë milimetër para këtyre banditëve. ?I kërkoj prokurorisë të bëjë hetime e të zbulojë autorët e porositësit e këtyre krimeve të rënda. Vëzhguesit ndërkombëtarë duhet të regjistrojnë këto incidente të rënda që po dëmtojnë garën dhe standardet e zgjedhjeve. Asgjë nuk i shpëton nga përballja me qytetarët, as dhuna dhe as armët. Ka mbetur edhe një javë?,- përfundoi kandidati i djathtë nga selia e PD-së.

Lajmet e fundit nga