LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

NASA: Bota nuk do të marrë fund në shtator

13 Qershor 2015, 21:46, Kuriozitete CNA

Ky është pretendimi radikal i një komuniteti online i teoricienëve biblikë që thonë se jeta siç e njohim ne do të çrrënjoset nga 22 deri më 28 shtator të këtij viti.

Edhe përkundër mungesës së kredencialeve, popullariteti i parashikimit ka detyruar NASA-n të flasë, duke hedhur poshtë këtë teori.

?NASA nuk di për ndonjë asteroid apo kometë që aktualisht është në rrugë të ndeshjes me Tokën, prandaj mundësia për një ndeshje të madhe është shumë e vogël?, ka thënë një zëdhënës i NASA-s, raporton ?DailyMail?.

?Në të vërtetë, mund të themi me siguri se asnjë objekt i madh nuk do ta godas Tokën tani e as në disa qindra vite të ardhshme?, ka potencuar ai, transmeton Koha.net.

Sipas teoricienëve, qeveritë e shteteve më të mëdha të botës janë të vetëdijshme se çfarë do të ndodhë. Ata besojnë se qeveritë po i mbajnë sekrete këto informata për të parandaluar frikën në masë dhe t?ju japin kohë të pasurve dhe të famshmëve që të përgatiten për këtë ngjarje.

?The Inquisitr? raporton se profeti i vetëshpallur, Rev Efrain Rodriguez, ka qenë personi i parë që ka dhënë parashikimin origjinal pasi ka marrë një porosi nga Zoti.

Sipas ?porosisë?, Rodriguez thotë se asteroidi do të godas afër Porto Rikos dhe që do të nxis tërmete dhe cunami.

Lajmet e fundit nga