LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kercenohet drejtuesi i fushates te PD ne bashkine Delvine

13 Qershor 2015, 19:14, Aktualitet CNA

Sekretari i Pergjithshem i PD Arben Ridtani ka denoncuar kercenimin e drejtuesit te fushates te PD ne bashkine Delvine, Pandi Zhonga. Ne nje postim te tij Ristani shkruan:

Nderkohe qe po lexoja letren e hapur te mikut dhe kolegut tim, Astrit Patozi ku ai fliste per vrasje te zgjedhjeve dhe zgjedhesve ne Vore, me bie zilja e telefonit.

Kryetari i deges se PD Delvine me njofton se drejtuesi i fushates se kandidatit te PD, Pandi Zhonga eshte kercenuar me jeten e tij dhe te familjes, nga Fatos Llalla. Ky i fundit aktualisht Drejtor i zyres Arsimore Delvine dhe sigurisht familjar i kandidatit nga LSI.

Terrori i njerezve te LSI ne Delvine ka dite qe u prish rrjedhen normale te jetes, njerezve te varfer te ketij qyteti. Drejtorat e emeruar nga LSI, sigurisht ish trafikante droge, pasi jane kujdesur te pushojne masivisht nga puna familjet demokrate, sot jane duke drejtuar dhunimin e cdo individi qe ata mendojne se nuk i voton.

Delvinjotet ashtu si edhe Sarandiotet qe nuk ua kursen dhunen, presionin, largimin nga puna, pasha Kocua, jane te vendosur te perdorin voten e tyre per ti kthyer kusurin ketyre banditeve.

Po bejne gjithcka per te manipuluar zgjedhjet, ne Durres, Kavaje, Vore, Shkoder, Delvine e Sarande. Kane gjunjezuar institucionet e pavarura dhe drejtesine, kane blere, korruptuar dhe dhunuar medjat, kane trembur dhe mbyllur bizneset, presojne administraten shtetrore etj etj. Duket sikur reja e zeze e diktatures po mbulon vendin. Eshte detyra historike e opozites dhe e PD qe te ringjalle frymen e protestes popullore, me vote dhe mjete demokratike per te shpetuar vendin nga kjo mynxyre.

Lajmet e fundit nga