LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kadidati i PD ne Pogradec merret ne mbrojtje nga policia

13 Qershor 2015, 06:02, Aktualitet CNA

Policia ka marrë në mbrojtje kandidatin për Bashkinë e Pogradecit Eduard Kapri dhe familjen e tij, pas kërcënimit të bërë nëpërmjet telefonit një ditë më parë, ku i kërkohej të tërhiqej nga gara për kreun e kësaj bashkie. Ndryshe sipas kërcënuesve do t?i zhdukin një nga pjesëtaret e familjes. Në kushte të tilla policia lokale ka shtuar masat mbrojtëse ndaj kandidatit të PD-së si dhe familjes së tij.

Nga ana tjetër prokuroria e Pogradecit ka nisur hetimet pa autor pas kallëzimit të bërë nga Eduart Kapri për veprën penale, ?pengim i subjekteve zgjedhore? dhe ?përdorim me keqdashje i thirrjeve telefonike?. Burime pranë prokurorisë së Pogradecit thanë se janë kërkuar pranë kompanisë telefonike më shumë detaje për numrin telefonik nga është nisur mesazhi kërcënues ndaj kandidatit Eduart Kapri.

Gjithashtu policia lokale ka bërë me dije se nga dita e djeshme, numri telefonik me të cilin persona akoma të paidentifikuar nga uniformat blu kanë kërcënuar 45-vjeçarin Eduart Kapri, është i padisponueshem. Nga ana tjetër kandidati Eduart Kapri ka bërë me dije se nuk i shkon në mendje të tërhiqet nga gara pas kërcënimit që ka marrë.

18:00 Aktualitet

 Këngëtarja bombastike 45 vjecare i ka mahnitur të gjithë të...

Lajmet e fundit nga