Connect with Us

Ja si të kujdeseni për njollat e lëkurës dhe aknet

Shëndeti

Ja si të kujdeseni për njollat e lëkurës dhe aknet

Publikuar

-

Për personat që kanë probleme me lëkurën është mirë që të mbrohen me krem me mbrojtje të lartë, pasi djegiet e diellit mund të kthehen në njolla të reja dhe që mund të përhapen në gjithë trupin. Duhet pasur kujdes sidomos për lëkurët e thata dhe shumë të ndjeshme. Kur keni probleme të tilla, të përdorni një sapun kur bëni dush dhe të mbroni në mënyrë sistematike lëkurën tuaj me krem hidratues edhe pse bën nxehtë.

Aknet: rrini në diell, por jo shumë

Para se të niseni me pushime këshillohuni me mjekun tuaj, i cili do të ndryshojë trajtimin tuaj. Por megjithatë, për personat që kanë akne, dielli nuk bën mirë. Sigurisht që disa rreze mund të jenë të mira për pak kohë, falë aksionit të tyre antiseptik, por bëhet fjalë vetëm për një periudhë të shkurtër. Rrezet ultravjollcë sjellim nxirjen e epidermës, që përbën një lloj mbrojtjeje ndaj diellit. Por një gjë e tillë sjell më pas krijimin e pikave të zeza, që do të duken më shumë pas pushimeve.

LEXO EDHE:  Maska me limon dhe limon dhe banane/ Si të hiqni qafe njollat kafe pa u lodhur

Prandaj është mirë të përdorni sapunë që nuk e thajnë fytyrën dhe të evitoni solucionet me alkool. Gjithnjë duhet të mbuloheni me ndonjë gjë të hollë dhe të mos kaloni shumë orë në diell.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

OBSH fjalë inkurajuese për vaksinën e Oxfordit/ Po jep rezultate pozitive

Publikuar

-

Nga

OBSH fjalë inkurajuese për vaksinën e Oxfordit/ Po jep rezultate pozitive

Vaksina e zhvilluar nga universiteti i Oxfordit ka dhënë rezultate impresionuese. Testimet e kryera tek 1077 njerëz kanë provuar se injeksioni prodhoi antitrupa dhe qeliza T që luftojnë koronavirusin.

Raportimet e ndryshme theksojnë se ky është një rezultat premtues, por është ende herët për të folur nëse do të kalohet në prodhimin e saj pasi nevojiten teste të tjera për të kuptuar nëse ajo prodhon mbrojtjen e nevojshme.

Aktualisht Britania e Madhe ka porositur 100 milionë doza dhe vaksina e quajtur ChAdOx1 nCoV-19 konsiston në një virus të modifikuar që provokon të ftohtin e zakonshëm te shimpazetë, duke imituar sulmin e një koronavirusi.



LEXO EDHE:  Maskë për eleminimin e çdo njolle në lëkurë

Lajmi për vaksinën është raportuar nga mediat britanike paraditen e kësaj të hëne, ndërsa efikasitetin e e saj e ka pranuar dhe përshëndetur edhe drejtori ekzekutiv i OBSH-së Michael Ryan, i cili në komunikumin e pasdites deklaroi se Universiteti i Oxfordit ka bërë një punë të shkëlqyer.

LEXO EDHE:  Ç’janë, çfarë i shkakton dhe si mund të trajtohen këto njolla të bardha në lëkurë

Ryan ka folur edhe për vaksinat e tjera dhe fazat përkatëse në të cilat ato ndodhen. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Boll me masa të çuditshme dhe të pakuptimta!”/ Dasho kritika për muzikën e diskove

Publikuar

-

Nga

“Boll me masa të çuditshme dhe të pakuptimta!”/ Dasho kritika për muzikën e diskove

Qeveria shqiptare njoftoi sot ashpërsimin e masave anti-Covid, ku do të ndalohen klubet e natës, diskot, lounge bar dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar dhe eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho. Me tone të forta kritike Dasho i quan këto masa të ccuditshme ndërsa ngren pikëpyetjen nëse ka ndonjë argument që ndalimi i muzikës pas orës 8 të mbrëmjes në verë ndikon në parandalimin e Covid.

“ÇUDITË NUK KANË FUND!

Përse një masë e drejtë siç është mbyllja e diskove, lounge bars dhe klubeve të natës, duhet të shoqërohet me një masë si ndalimi i muzikës??!!

LEXO EDHE:  Maska me limon dhe limon dhe banane/ Si të hiqni qafe njollat kafe pa u lodhur

LEXO EDHE:  Maska me limon dhe limon dhe banane/ Si të hiqni qafe njollat kafe pa u lodhur

A ka ndonjë argument që ndalimi i muzikës pas orës 8 të mbrëmjes në verë ndikon në parandalimin e COVID??!!

A mos po i rikthehemi masave të çudishme të cilat i pamë shpesh gjatë periudhës së karantinës dhe që i bënë qytetarët mosbesues dhe refuzues??!!



TË NDERUAR ANTARË TË KOMITETIT!

BËNI NJË PUNË TË MIRË DERI NË FUND QË NE, KOLEGËT TUAJ, T’JU PËRGËZOJMË DHE T’I BASHKOHEMI ME DËSHIRË PROMOVIMIT TË SAJ ME PUBLIKUN E GJERË!

BOLL ME MASA TË ÇUDITSHME DHE TË PAKUPTIMTA!!!”/CNA.al

 

Qeveria ashpërson masat kundër koronavirusit/ Manastirliu jep njoftimin e rëndësishëm

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritet numri i viktimave/ Humb jetën pacienti nga Tirana

Publikuar

-

Nga

Rritet numri i viktimave/ Humb jetën pacienti nga Tirana

Humb jetën një tjetër person i infektuar me koronavirus në vendin tonë.

Eugena Tomini, përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, bën me dije se ka humbur betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 80 vjeçar nga Tirana, i cili vuante nga shumë sëmundje.

Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.



Ndërkohë, situata epidemiologjike vijon të paraqitet serioze. Gjatë javës që lamë pas, kishim një trend në rritje të rasteve të konfirmuara pozitive me Covid19, me një mesatare javore rreth 90 raste.  Një trend në rritje janë edhe rastet që janë shtruar në spital apo që kanë kërkuar trajtim në terapi intensive.

LEXO EDHE:  Nga dalja e akneve te rrudhat: Ja çfarë po i mungon fytyrës sonë

LEXO EDHE:  Maskë për eleminimin e çdo njolle në lëkurë

Të gjithë këta indikatorë tregojnë që virusi do të vijojë transmetimin e tij nëse qytetarët nuk ndërgjegjësohen për të respektuar rregullat e vendosura, për të mbajtur maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancimin social, dhe bizneset duke zbatuar protokollet e miratuara./ CNA.al

LEXO TE PLOTE