LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: Edi Rama po rrokullis shpresën e shqiptarëve

13 Qershor 2015, 12:10, Politikë CNA

Ish kryeministri, Sali Berisha ka marr pjesë në forumin Crans Montana , në të cilin u mbajt një seancë e veçantë mbi emigarcionin dhe emergjencën që ka krijuar së fundi me tragjeditë e mëdha detare në Mesdhe.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se eksodi aktual i shqiptarëve është  vepër e keqe e kryeministrit të vendit, i cili me veprimet e tij dhe të qeverisë së tij po rrokullis shpresën e shqiptarëve se vendi i tyre mund të bëhet.

Fjala e plotë e Sali Berishës në forumin Crans Montana

Te dashur miq, nen drejtimin e Presidentes se Maltes, ne forumin Crans Montana u mbajt nje seance e veçante mbi emigarcionin dhe emergjencen qe ka krijuar se fundi me tragjedite e medha detare ne Mesdhe. Ne takim, drejtues kryesore te organizatave nderkombetare te fushes dhe perfaqesues te vendeve te origjines dhe vendeve pritese, diskutuan gjeresisht per shkaqet e ketij fenomeni qe po merr qendra mijera jete te njerrzve qe largohen, duke marre cdo risk, nga vendet e tyre si dhe u dhane mendime menyren e trajtimit imediat dhe afatgjate te ketij problemi. Ketu me poshte keni fjalen time:

“E nderuar zonja presidente,
Zonja dhe zoterinj presidente,

I drejtohem sot ketij Forumi si ish president dhe ish kryeminister i Shqiperise, vendit qe ndodhet ne zemer te Europes por qe vetem 23 vjet me pare renditej me i varfer se te gjtha vendeve tuaja, perveç Ugandes dhe Angoles. Per fat te keq ne histori dhe jo vetem kombi yne ka patur fatin jo te mire te jete komb emigracioni.

Sot me shume shqiptare gjenden jashte trevave te tyre se sa jetojne ne keto treva. Por emigracioni nuk eshtee vetem nje histori e larget por eshte dhe nje histori tejet e dhimbshme, e afert madje dhe aktuale e kombit tone. Rasti i Shqiprerise deshmon se pervec pushtimve dhe luftrave, shkak tejer madhor jane qeverite e keqija qe varferojne e rrenojne shpirterisht dhe materialisht me politikat e tyre vendet dhe kombet qe ato sundojne.

Une me siper ju informova se 23 vjet me pare ishim vendi i trete me i varfer i planetit. Diktatura e Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes me hiperkolektivizmin total i zhyti shqiptaret ne urine kronike dhe ne mjerimin me te thelle ne tere historine e tyre. Ata dolen nga diktatura me vetem 204 dollare per fryme. Takimi i tyre me lirine ne vitet 90-te u shoqerua nga eksoda biblike, siç do ti quanin mediat perendimore largimet tona masive nga vendi. Brenda 1-2 vjetesh mbi 25% e qytetareve u larguan per shkak te mjerimit nga vendi.

Gjate 20 viteve ne vazhdim Shqiperia u rrit rreth 19 here ne proporcion me shune se çdo vend tjeter. Shqiperia kaloi ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme te larta. Por ajo qe po ndodh tani me vendin dhe kombin tim pas ardhjes te Edi Rames ne pushtet me mashtrime populiste, ne qershor te vitit 2013, eshte shume e dhimbshme.

Ne muajn prill qe kaloi, shqiptaret nga Shqiperia kaluan para sirianve dhe u renditen te paret ne kerkesat per azil politik ne Gjermani. Ne fund te vitit 2010 ajo plotesoi kushtet dhe u vendos heqja e vizave me vendet anetare te BE. Por pavaresisht nga kjo ne vitin 2012 vetem vetem 250 qytetare shqiptare kerkuan azil politik ne Gjermani, nga 4920 qe kerkuan vetem ne muajin maj qe kaloi. Pra ne nje muaj u larguan per azil politik 20 here me shume se tre vjet me pare. Me te drejte mund te shtrohet pyetja se çfare po ndodh ne Shqiperi, si ka mundesi kjo eksode sot perseri ne nje nje vend qe ka marre statusin e vendit kandiat? Pse sot kerkojne azil politik ne nje muaj 20 here me shume se sa ç’kerkuan gjate te gjithe vitit 2012? A eshte perkeqesuar ekonomia shqiptare kaq shume ne dy vjet sa te shkaktoje largim masiv te shqiptareve nga Shqiperia?

Zonja dhe zoterinj,

Eksoda ne eshte rezultat direkt i krizes sociale qe shkatoi qeveria me vendimet dhe pseudoreformat qe ajo ndermorri. Keshtu, me nje te rene te lapsit pa asnje studim, qeveria hoqi nga skema e ndihmes ekonomike kryesisht per motive politike 20 nije familje dhe ju hoqi 70% te asaj qe merrnin edhe 32 mije familjeve te tjera. Pra qeveria shkaterroi sistemin e brishte te ndihmes sociale te vendit. Ne nje hark kohor te shkurter kryeministri drejtoi operacionin paranojak te shkaterrimit te 9 mije objekteve, bizneseve, klubeve, kafeneve, banesave, te gjitha ne kundershtim me ligjin, duke ju hequr kafshaten se paku 15 mije familjeve qe jetonin me punen dhe te ardhurat ne keto objekte.

Eksodi ne Shqiperi eshte i shkaktuar nga qeveria sepse ne dy vite jane larguar nga vendi im mbi 3 miliarde dollare per shkak te qendrimeve kunder investimeve te qeverise. Eksodi ne Shqiperi ka si shkak direkt qeverine, e cila ne nje politike represive ka arrestuar ne nje vit 38 mije qytetare, nga te cilet 22 mije per kundravajtje civile si ne asnje vend tjeter te botes.

Eksodi aktual i shqiptareve eshte veper e keqe e kryeministrit te vendit, i cili me veprimet e tij dhe te qeverise se tij po rrokullis shpresen e shqiptareve se vendi i tyre mund te behet. Ftoj komunitetin nderkombetar te ndermarre te gjitha veprimet e domosdoshme per te ndaluar vprimet e papergjegjshme eksodogjene te qeverise shqiptare!”

Lajmet e fundit nga