LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A kanë krijimtaria dhe çmenduria të njëjtat rrënjë gjenetike?

12 Qershor 2015, 20:19, Kuriozitete CNA

Gjeniu e çmenduria shkojnë me të vërtetë krah për krah, dhe ndoshta gjenet që na bëjnë të prirur drejt artit, janë ?përgjegjës? edhe për disa shqetësime mendore.

JETË TË STËRMUNDUARA. Që personat krijues janë edhe paksa të ?çmendur?, kjo është një bindje e shumë njerëzve. Kur flitet për gjenialitet dhe çmenduri, të vijnë shpesh herë në mendje emrat e artistëve që kanë vuajtur nga sëmundje mendore të vërteta, ose të supozuara, që nga Vincent Van Gogh-u tek Virginia Woolf, nga Karavaxhio tek Charles Baudelaire.

Por edhe në studimet epidemiologjike është vërejtur shpesh herë një lidhje: midis familjarëve të  personave që vuajnë nga shqetësime psiqike, si bipolariteti ose skizofrenia, ka më shumë artistë, pra muzikantë ose piktorë, sesa mes popullsisë normale ? Përse? Mund të jetë një prirje gjenetike, ose mund të jetë mjedisi në të cilin kanë jetuar që ndikon.

GJENE PREJ ARTISTI. Krijimtaria mund të shikohet në mënyra të ndryshme. Zakonisht besohet që personi krijues aplikon një qasje orgjinale në zgjidhjen e problemeve, dhe ka një stil të menduari të ndryshëm nga ai i të tjerëve. Edhe personat e prekur nga skizofrenia dhe shqetësimi bipolar kanë shpesh anomali në proceset e ndërgjegjes.

A ka një rrënjë gjenetike të përbashkët në këto procese të ndërgjegjes? Ka qënë kjo hipotezë pikënisja e studiuesve, të cilët kanë shfrytëzuar një fond të gjerë të dhënash nga dhjetëra-mijëra islandezë. Grupi i Karl Sfefansson-it, në studimin e botuar tek Nature Neuroscience (Natyra e Neuroshkencës), citon që transportuesit e varianteve gjenetike më shumë të shoqëruara me një rrezik të shtuar të shqetësimeve mendore, ka një mundësi të madhe të jetë artist. Me fjalë të tjera, kërkuesit kanë vëzhguar se kush i ka gjenet më shumë në rrezik për skizofreni e shqetësim bipolar, dhe ka rezultuar se ka më shumë gjasa t?i përkasi njërit prej grupeve shoqërorë islandezë që përfshijnë aktorë, balerinë, muzikantë, artistë pamorë apo shkrimtarë.

Eshtë riprovuar më pas me të dhëna mbi dy popullsitë të tjera, suedeze, dhe hollandeze. Edhe në këtë rast, midis trasportuesve të gjeneve me probleme ishin më shumë personat me profesione krijues.

Pra, krijimtaria duhet të ketë edhe cmimin e saj për të paguar, në formën e shqetësimeve mendore, me rrënjë gjenetike të njëjta. Nuk ka gjeni, pa një dell çmendurie, ashtu siç e kanë theksuar tashmë Aristoteli, Seneka, Shekspiri? Kushedi nëse kjo gjurmë gjenetike është me të vërtetë ajo e duhura, dhe cilët faktorë të tjerë mund të të shpien drejt një kreativiteti të shëndoshë, ose një gjenialiteti të sëmurë?

Bota.al

Lajmet e fundit nga