LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD: Veliaj e pushoi Luiza Gjonajn, mbuloi korrupsionin

11 Qershor 2015, 14:03, Politikë CNA

Partia Demokratike thotë se kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj për të mbuluar korrupsionin me tenderat që ka përfituar vëllai dhe korrupsionin e tij, është gati të gënjejë në mënyrë monstruoze. Deputetja Albana Vokshi, duke folur sot nga selia blu tha se Veliaj deklaroi se e ka pushuar Luiza Gjonajn, nëpunësen që siç tha ajo, nuk pranoi të firmoste tenderin për vëllain e tij, madje që e denoncoi me shkresë zyrtare shkeljen e ligjit, sepse ajo paska munguar 74 ditë në punë. ?Ja ku është akti i kontrollit, i bërë nga vartësit e tij. Pra procedimi disiplinor që ka urdhëruar Veliaj, pas denoncimit që Gjonaj i bëri korrupsionit. Kontrolluesit kanë shkruar në raport, e zeza mbi të bardhë, që zonja Gjonaj, ka munguar një ditë në punë, me 8 gusht të vitit 2014. Ja ku është raporti. Një ditë të vetme. 74 ditë tha Veliaj dhe e përsëriti këtë refren 10 minuta në emisionin ?Opinion?, kushdo që e ka parë e mban mend?, tha Vokshi. Ajo deklaroi më tej se Erion Veliaj gënjen, duke u përpjekur të mbulojë aferat e tij, si me vilën luksoze, dasmën luksoze të bërë me fondet publike të traku-fest, 540 milionë lekët që ka marrë kompania e vëllait të tij, e deri tek skandali më i rëndë, përfshirja në paratë e pista të Dzanashvillit, përmes bashkëshortes së tij. Vokshi tha në mbyllje se qytetarët e Tiranës janë ngopur me mashtrimet e tij për të mbuluar korrupsionin.

Lajmet e fundit nga