LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk i gjeti gruan e ëndrrave, miliarderi kinez padit agjencinë

11 Qershor 2015, 08:15, Kuriozitete CNA

Një pasanik kinez fitoi betejën ligjore me një agjenci martesore, pas dështimit të kësaj të fundit për t?i gjetur ?gruan e ëndërrave të tij?. Biznesmeni i njohur vetëm si Mr. Zhang, rreth 40 vjeç pagoi para 5 vitesh 1 milion euro në këmbim të gjetjes së një vajze ?të ëmbël, të re dhe të pastër?. Shuma e madhe e parave vendosi menjëherë në lëvizje kompanine që për pesë vite u përpoq t?i gjejë kandidaten e dëshiruar prej tij. Për këtë qëllim, vetë kompania ndërmori një fushatë kërkimi, madje edhe duke publikuar spote në televizione kombëtare, njoftime në revista, gazeta e nëpër rrjetet sociale.

Rezultati? Tetë kandidatet që i ?përafroheshin? kritereve, u refuzuan nga biznesmeni tekanjoz.

I lodhur nga kjo, 2 vjet më parë Mr. Zhang paditi kompaninë për dështim në gjetjen e gruas së ëndrrave. Gjykata në atë kohë i kërkoi kompanisë rikthimin e 200 mijë eurove, ndërsa kompania u zotua se do të vazhdonte kërkimet për gjetjen e partneres së 40-vjeçarit brenda 24 muajve. Por edhe kjo kohë kaloi pa asnjë rezultat, megjithëse në audicione u përfshinë qindra femra, thuajse nga e gjithë Kina dhe si pasojë, gjykata dënoi kompaninë për ?dështim në përmbushjen e kritereve të kontratës së nënshkruar? me Mr. Zhang.

Lajmet e fundit nga