LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Fiks Fare" zbardh skemen e korrupsionit e arrestimin e gjyqtares ne Lezhe

11 Qershor 2015, 14:41, Aktualitet CNA

Emisioni Fiks Fare zbardh skemen e korrupsionit, nga e cila perfitonin shuma te medha parash edhe gjykatesja dhe avokati ne Lezhe te cilet u arrestuan mesditen e se enjtes nga policia. Me ane te filmimeve te fshehta, emisioni i ka dhene dore prokurorise te kryeje operacionin, ne perpjekje per te pastruar drejtesine nga personat e korruptuar qe kane “nxire” besueshmerine  e gjyqesorit ne syte e publikut ne Shqiperi dhe partnereve nderkombetare te vendit.  Mbremjen e kesaj te enjteje, emisioni investigativ do te shfaqe filmimet qe tregojne sesi perfitonin personat ne fjale.

Policia e Lezhe kreu arrestimin e gjyqtares Parashqevi Ademit dhe të avokatit Gjovalin Prendi, të cilët u kapën në flagrancë duke marrë një shumë parash, duke u nisur nga denoncimi i nje qytetari.

Gjyqtarja dhe avokati janë kapur në flagrancë duke marrë një shumë prej 2 milionë lekësh të vjetra nga ky qytetar. Mësohet se shuma e parave është marrë për një çështje civile e cila zvarritej prej kohësh nga gjyqtarja e Lezhes, Ademi.

Lajmet e fundit nga