LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Binjaket e ngjitura ndahen me teknologjinë 3D

11 Qershor 2015, 07:45, Kuriozitete CNA

Doktorët në Kinë kanë përdorur teknologjinë e printimit 3D për të ndarë trupat e vajzave binjake. Një ekip prej dhjetë doktorëve nga tre departamente të ndryshme të spitalit nga Fudan University, kanë kryer me sukses operacionin, pasi kanë arritur të ndajnë motrat që ishin të ngjitura në shpinë. Doktorët janë përgatitur për operacionin pesë orësh duke përdorur teknologjinë e printimit tredimensional për të bërë modele për operacionin virtual. Spitali dërgoi disa të dhëna te një kompani e printimit 3D, e cila krijoi dy modele të pjesëve që do t?ua vendosnin binjakeve gjatë operacionit. ?Me modelet tredimensionale, ne mund të kuptojmë më mirë strukturën anatomike të organeve të përbashkëta te vajzat e bashkuara dhe na ndihmoi shumë që të vendosim se në cilin pjesë ta fillojmë operacionin?, ka thënë kirurgu Zheng Shan.  Vajzat kanë lindur më 17 mars në Ganzhou dhe janë tremuajshe.

Lajmet e fundit nga