LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliaj me shoqerine civile ripremton karten e studentit

10 Qershor 2015, 15:39, Politikë CNA

Kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, bisedoi per kontrate sociale ne një takim me shoqërinë civile.  Ai është shprehur se brenda mandatit të parë si kryetar bashkie do të nisë emetimin e kartës së studentit. ?Bashkia do të emetojë një kartë studenti për bashkinë e Tiranës, në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit dhe Sporteve. Është një turp që në dy kioska qesharake shqyhen për të marrë abonetë e studentit. Është një pamje që duhet ta largojmë sa më parë nga Tirana. Unë kam treguar se di të menaxhoj një operacion të tillë të ngjashëm dhe më vjen keq që politika është e treguar e paaftë në këtë pikë. Në bashkinë e Tiranës do të kemi një qendër të rinisë, një zyrë për marrëdhënie të rinisë dhe një kampus të ri universitar, në mënyrë që të gjithë studentët që vijnë nga rrethet të përballen me një Tiranë ndryshe nga sa është Qyteti Studenti. Brenda vitit të parë të mandatit do të nisim emetimin e kartës së studentit?,- tha Veliaj. Sipas tij, sot njerëzit dinë ku është zyra e punës, duke qenë se është bërë një infrastrukturë bazike e zyrave të punës, por kjo nuk mjafton. ?Trefishuam fondin e nxitjes së punësimit në vitin e parë. Kemi futur intershipet, praktikat e paguara, praktika në institucionin e bashkisë do të quhet vit pune. Në termat e praktikave, në Bashkinë e Tiranës mund të shkojnë 1 mijë, 1200 të rinj në vit?,- u shpreh kandidati i majtë për bashkinë e kryeqytetit. Ai deklaroi se do të ndryshojë modelin e administrimit të hapësirës publike. Veliaj citoi se kemi një ligj për çështjen e kondomineve. ?Duhen përcaktuar administratorë, të cilët të bashkëpunojnë me policinë për çështjet e vandalizmave. Duam të fusim një koncept që quhet fondi i komuniteteve, ku komuniteti të bashkëfinancojë me qeverinë. Kjo sjellje e komunitetit do të na çojë në një ruajtje më të mirë nga vandalizmi?,- tha ndër të tjera Veliaj.

Lajmet e fundit nga