LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Produktet që parandalojnë dhimbjen e kokës

10 Qershor 2015, 18:00, Lifestyle CNA

 

Kur ndjeni dhimbje koke, mund të bëni gjëra të zakonshme, të pini një qetësues dhe të pushoni në një dhomë të errët. Por a e dini se disa ushqime mund të zvogëlojnë apo edhe të parandalojnë dhimbjen e kokës?

– Patatja e pjekur: Konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike mund të shpie në humbjen e elektroliteve të tilla si; kaliumi dhe rrisin nevojën për ujë shtesë, sepse gjatë zbërthimit të tyre, harxhohet uji. Ushqime të pasura me kalium mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së kokës. Patatja e pjekur ose e zier me lëvore, është një nga burimet më të mirë të kaliumit, përmban 721 mg kalium. Për krahasim, banania përmban 467 mg. Fruta dhe perimet gjithashtu përmbajnë kalium dhe minerale të tjera.

– Kafeja: Kafeja është një ilaç popullor për dhimbjen e kokës për shekuj me radhë, por nëse konsumohet në mënyrë të moderuar. Kafeina në kafe është një vasokonstruktor (ngushton enët e gjakut) dhe mund të ndihmojë në lehtësimin dhimbjes së kokës, duke ndihmuar në zvogëlimin e madhësisë së enëve të gjakut. Marrja e tepruar e kafes mund të përkeqësojë dhimbjen e kokës, sepse kafeina vepron si një diuretik, që mund të rrisë dehidratimin.

– Bajamet: Janë të pasura me magnez, i cili është i rëndësishëm për zbutjen e arterieve dhe një rrjedhë më të mirë të oksigjenit dhe ushqyesve në trup. Situatat stresuese shkaktojnë konsumin e shpejtë dhe sekretim të magnezit. Është dëshmuar se njerëzit që vuajnë nga dhimbja e kokës dhe migrena, kanë një përqendrim të ulët të këtij minerali në gjak. Sasia e magnezit mund të rritet duke ngrënë ushqime të pasura me magnez, të tilla si; banane, kajsi të thata, avokado, bajame, arra, oriz dhe fara.

– Kosi: Te dhimbja e kokës, trupi mund të japë sinjal se i mungon kalciumi. Trurit varet nga jonet e kalciumit si bartëse të veprim të shpejtë në sistemin nervor. Sigurohuni që të hani ushqime të pasura me kalcium, të tilla si; kosi me pak yndyrë, i cili është një burim i shkëlqyer i kalciumit dhe probiotikëve të dobishëm.

– Farat e susamit: Fara e susamit mund t?i përdorni të plota ose të bluara në sallata, supa dhe gjella të ndryshme. Këto fara të vogla kanë vlera të mëdha ushqyese. Farat e susamit janë të pasura me vitaminë E, e cila mund të ndihmojë në stabilizimin e nivelit të estrogjenit dhe të parandaloj migrenën që shkaktohet nga hormonet. Ato gjithashtu përmirësojnë qarkullimin, i cili ndihmon në parandalimin e dhimbjes së kokës. Farat e susamit janë gjithashtu të pasura me magnez dhe kalcium.

17:00 Lifestyle

Buzëqesh Sims

 Bukuroshja Chloe Sims u fotografua në krahët e njërit prej ...

08:18 Lifestyle

Fuqia e Make-up

Make-up bën mrekulli me fytyrat e femrave. Një make-up artis...

Lajmet e fundit nga