LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ku je bre burri politik i Luftës së Kumanovës!

10 Qershor 2015, 06:46, Opinione CNA

Nga Kastriot MYFTARAJ

 

Një muaj pas Luftës së Kumanovës, enigma më e madhe është se kush ishte koka politike e kësaj lufte, domethënë drejtuesi politik i saj. Me ?drejtues politik? kuptoj njeriun i cili mori vendimin politik për nisjen e luftës. Apo edhe grupin e ngushtë të drejtuesve politikë, që në fjalorin e ushtrive çlirimtare të hapësirës shqiptare njihet si Drejtoria Politike dhe që nuk mund të kenë qenë më tepër se tre vetë. Asnjë nga komandantët e vrarë apo të arrestuar në Kumanovë nuk mund të ketë qenë drejtuesi politik i kësaj lufte.

Drejtuesi politik mori vendim që lufta të nisë pikërisht në kohën kur nisi dhe në vendin ku nisi. Të tjerat ju përkasin ?komandantëve?, si nisja e luftës me sulmin ndaj stacionit policor në Gushincë.
Tashmë kur gjërat shkuan ashtu si shkuan, nuk mund të mos bëhet pyetja se përse drejtuesit politikë të kësaj lufte nuk gjendeshin në Lagjen e Trimave, së bashku me komandantët e luftës? Si është e mundur që të gjithë komandantët kryesorë të një ushtrie tubohen në lagjen e një qyteti, ku atyre iu ishte ngritur një pritë dhe në këtë tubim mungojnë drejtuesit politikë të luftës? Nëse ka pasur një tradhti, si po thuhet me të madhe, shpjegimin e parë ka detyrim ta japë drejtuesi politik i luftës së Kumanovës, i cili është i dyshuari kryesor, për shkak të mungesës së tij.
Çuditërisht, miqtë dhe familjarët e komandantëve të vrarë në Kumanovë, i kërkojnë llogari për tradhti gjithkujt përveç drejtuesve të panjohur politikë, por që ata supozohet t? i njohin mirë. Dhe me këtë miqtë dhe familjarët e komandantëve të vrarë në Kumanovë praktikisht pohojnë se kjo luftë nuk ka pasur drejtues politikë. Në këtë pikë nuk mund të mos bëhet pyetja: Pse nuk ka pasur drejtues politikë UÇK që nisi luftën në Kumanovë? Nuk mund të ketë një ushtri guerrilase pa drejtues politikë. Kuptohet, përveç rastit kur kjo ushtri është një krijesë e shërbimeve të fshehta të shtetit kundër të cilit supozohet të luftojë. Pra, drejtuesi politik i UÇK të Kumanovës, ka qenë Sashko Mihallkovi, shefi i shërbimeve të fshehta maqedone.
Kjo kuptohet edhe nga akuzat për tradhti ndaj dy anëtarëve të grupit të armatosur të Kumanovës, Sylejman Osmanit dhe Riza Jonuzit, të cilat janë artikuluar në mënyrë të tillë që të krijohet përshtypja se tradhtia e tyre qëndron në faktin se ata kanë bërë një marrëveshje të dytë me shërbimet e fshehta maqedone, përveç asaj që kishin komandantët. Pra, komandantët e dinin se gjërat do të shkonin sipas marrëveshjes që ata kishin me Sasho Mihajllovin, shefin e shërbimeve të fshehta të Gruevskit, domethënë do të bënin një luftë të rrejshme, duke qitur disa batare, çka do t? i shërbente Gruevskit për të penguar që kriza politike të merrte nje shkallëzim dramatik, me publikimin e pritshëm nga Zajevi të videopërgjimit për Çështjen ?Monstrum? në mes të majit, që do të kishte çuar pashmangshmërisht në përmbysjen me dhunë të Gruevskit nga pushteti, ose në luftë civile mes vetë sllavo-maqedonëve.

Në fakt Gruevski ia arriti që të shmangte më të keqen. Por që Gruevski të sigurohej se Zajevi nuk do ta publikonte videopërgjimin për Çështjen ?Monstrum?, ose së paku që edhe kur ta publikonte do ta bënte këtë duke e cunguar, ndryshe do të akuzohej se ka vënë në rrezik ekzistencën shtetërore të Maqedonisë duke nxitur terrorizmin shqiptar, duhej që në Kumanovë të kishte disa të vrarë, ?terroristë? shqiptarë dhe policë maqedonë. Dhe këtu u ?tradhtuan? ata luftëtarë të cilët mendonin se do të shkonin në Kumanovë si në festë, si në atë këngën e Adelina Ismajlit (Kumanova mori nanë/qikat si perri!), duke bërë batare si në dasmë, e duke u larguar si prej dasme

15:35 Opinione

Punë pa dinjitet

Nga Klodian TOMORRINjë mësues me aftësi të kufizuara fizike ...

10:34 Opinione

Durrësi i gabuar

Nga Lorisa YLLI  Për shumë arsye antiparimore që tashmë nuk ...

Lajmet e fundit nga