LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kamez, nenshkruhet pakti per mbrojtjen e femijeve nga puna e shfrytezimi

10 Qershor 2015, 16:44, Sociale CNA

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Brendshme dhe ajo e Arsimit lidhën sot Paktin për mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge nga puna dhe shfrytëzimi. Pakti u nënshkrua nga ministri i MSR-së, Blendi Klosi, zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj dhe zëvendësministri i Brendshëm, Ilir Mustafaraj.

Në fjalën e tij në ceremoninë e organizuar në Qendrën EDEN në zonën e Kamzës, ministri Klosi e vlerësoi nënshkrimin e këtij pakti si një moment shumë të rëndësishëm të angazhimit të shtetit shqiptar, në kuadër të një fushate mbarë botërore tashmë, e cila po gjen zbatim edhe në Shqipëri dhe që ka në qendër të saj luftën kundër shfrytëzimit të fëmijëve dhe nxitjen e tyre për t?u arsimuar.

Lajmet e fundit nga