LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

5 mënyra për të bërë një udhëtim “të zgjuar” këtë verë

10 Qershor 2015, 09:00, Lifestyle CNA

 

Nuk ka rëndësi se ku do të shkoni këtë verë, por duhet të dini disa gjëra të thjeshta që duhet të bëni para se të largoheni për pushime, dhe të mos stresoheni.

CNN na jep pesë mënyra që të gëzoni pushimet tuaja.

Paketo mirë

Merr çanta që palosen vetë, në mënyrë që të vendosni suveniret nga vendi që do vizitoni. Mos harroni! Nëse fluturoni, është më lirë të paguash për një çantë ekstra se sa për një valixhe që tejkalon limitin e peshës të vendosur nga linja ajrore.

Asnjë nuk dëshiron të lajë dhëmbët me gishta apo të shpenzojë 5 dollarë për të blerë një furçë dhëmbësh. Merrni një set tualeti dhe paketojeni më parë. Kështu që do të jeni gati para se të largoheni, pa harruar sendet personale.

Të ndiheni më mirë sa më shpejt

Ndoshta në makinë ju mund të keni një kuti të thjeshtë të ndihmës së shpejtë. Nëse do të shkoni në një udhëtim të gjatë, ndoshta nuk do të mund të shkoni në farmacinë më të afërt. Sigurohuni që i keni marrë të gjitha mjekimet e nevojshme si fasha, antibiotikë etj.

Vendosni sigurinë në vend të parë

Kudo që të shkoni, aplikacioni i ndihmës së parë të Kryqit të Kuq mund t?u ndihmojë si të veproni në situata emergjente, ku mund të priteni, emergjencë diabetike, djegie apo alergji. Në ekranin e telefonit tuaj do të keni disa të dhëna për këto situata. Nëse nuk dini numrin e urgjencës në vendin ku do të udhëtoni, shkarkoni aplikacionin e Travel Safe.

Hani shëndetshëm

Të hani jashtë në pushime tuaja nuk është gjithmonë një zgjedhje mes çmimit të lirë, ushqimit jo shumë të shëndetshëm dhe të shtrenjtë, dhe një kuzhine të shëndetshme. Së pari, anashkaloni bukën dhe gjalpin që ju sjellin në tavolinë teksa prisni porosinë. Qëndroni larg ushqimeve të skuqura. Dhe mos u ndjeni sikur duhet të mbaroni të gjithë pushimin. Paketojeni pjesën që ju mbetet, pasi pjesa më e madhe e hoteleve kanë një frigorifer dhe mikrovalë, kështu që mund t?i ngrohni dhe t?i konsumoni më vonë.

Evitoni debatet e fluturimeve

Të dini se ku të drejtoheni nëse keni probleme gjatë udhëtimit me avion, mund t?ju ndihmojë të shijoni pushimet tuaja. Së pari, duhet të dini të drejtat tuaja. Departamenti i Transportit shpjegojnë se linjave ajrore u kërkohet se çfarë duhet të bëjnë nëse ka vonesa në fluturim apo jeni mbifaturuar.  Dhe kryesorja? Gjërat tuaja dhe mund të humbaisn ose të harrohen diku, kështu që mos harroni të bëni sigurimin e gjithçkaje që keni marrë me vete.

08:18 Lifestyle

Fuqia e Make-up

Make-up bën mrekulli me fytyrat e femrave. Një make-up artis...

19:00 Lifestyle

Elegante si Marsh

 Kym Marsh dukej mjaft e lumtur nën shoqërinë e të dashurit ...

Lajmet e fundit nga