LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klosi ne Fier premton zgjidhje per bllokimin e ndihmes ekonomike

9 Qershor 2015, 16:23, Sociale CNA

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ka inspektuar sot në terren punën që po kryhet për të zgjidhur situatën e krijuar me diagnostikimin dhe komisionimin e ndihmës ekonomike për personat me aftësi të kufizuara në qytetin e Fierit.

Ai ka qenë i pranishëm në Poliklinikën e këtij qyteti, ku janë ngritur dhe po funksionojnë grupe të posaçme pune me mjekë dhe punonjës të shërbimit të ardhur nga Tirana, për t?i dhënë zgjidhje situatës së krijuar brenda kësaj jave.

Pasi është interesuar në lidhje me punën e zhvilluar deri më tani dhe vështirësitë e hasura në menaxhimin e kësaj situate, ministri Klosi ka siguruar për mediat vullnetin e plotë të MMSR-së për t?i dhënë një zgjidhje të shpejtë situatës së krijuar, në mënyrë që të gjithë personat me aftësi të kufizuara të mund të marrin atë që u takon sipas ligjit.

?Shikojmë që situata është e rënduar, por mjekët e ardhur nga Tirana po e ndjekin me shumë përparësi dhe në ditën e djeshme dhe në ditën e sotme situata ka marrë zgjidhje. Shumë shpejt do mbarojë faza e parë e njerëzve që kërkojnë ndihmën ekonomike nga shteti?, tha ministri Klosi, duke folur për mediat lokale nga qyteti i Fierit.

Lajmet e fundit nga