LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja se çfarë nuk duhet t’i rrëfeni partnerit për veten

9 Qershor 2015, 10:00, Lifestyle CNA

 

A është partneri/partnerja juaj miku/mikja më e mirë? A i tregoni gjithçka? Nëse e bëni, gaboni rëndë!

Ekzistojnë disa sekrete që duhet t?i dini vetëm ju, nëse dëshironi të shmangni konflikte të kota

Numrin e aventurave seksuale

Numri i aventurave seksuale është një temë bisede që lind natyrshëm mes partnerëve. Rekomandohet që të ndryshoni bisedë ose të jepni një përgjigje të paqartë. Kujtohuni që nuk ka kurrë një përgjigje korrekte.

Atë që mendoni për miqtë e tij

Opinioni juaj mbi miqësitë e tij nuk është thelbësor. Duhet të mësoheni që të mos gjykoni, të mos paragjykoni ose të sugjeroni vendime mbi miqtë e tij. Nuk duhet të bëni as komente ose edhe vlerësime pozitive të tipit: ?Miku yt është shumë i bukur? ose ?X është mashkulli më inteligjent që kam njohur ndonjëherë?.

Çfarëdolloj historie për ish?in tuaj

E theksojmë edhe një herë se komentet pozitive mund të japin edhe efekt të kundërt. Mos i komentoni kurrë mrekullitë e ish të dashurit tuaj dhe mos bëni krahasime me partnerin tuaj aktual, sepse ai mund ta marrë këtë gjë padyshim shumë keq.

Përvojat tuaja seksuale

Turpet ose krenaritë e eksperiencave të kaluara seksuale janë ndjenja për të mos u ndarë me partnerin. Edhe pse mund të duket qesharake, i fejuari juaj nuk do të pushojë së fantazuari për ju teksa ?jeni? me personin tjetër. Mbase e di se nuk jeni e virgjër, por të paktën mos tregoni të veçantat.

Opinionin tuaj mbi nënën e tij

Me nënat ndodh një fenomen i çuditshëm. Ju mund të thoni çfarë të doni për nënën tuaj, po ama keq e kanë punën ata që bëjnë ndonjë koment për të. Marrëdhëniet me vjehrrën mund të jenë të ndërlikuara, por asnjëherë mos e çoni partnerin tuaj deri në atë pikë se të zgjedhë mes jush dhe nënës tuaj, sepse rezultati nuk do të jetë i kënaqshëm.

Sekretet e miqve tuaj

Keni me siguri shumë besim të madh te partneri juaj, por ama sekretet e miqve tuaj duhet të mbesin të tillë dhe kaq. I rikthehemi njërës prej çështjeve të sipërpërmendura, por nga prizmi tjetër: partneri juaj ndoshta mund të mos i dojë në mënyrë të veçantë miqtë tuaj, kështu që çdo lloj anekdote ose sekreti që ju mund t?i tregoni atij për ta, mund të agravojë pozicionin e miqve tuaj në sy të tij. Pa harruar këtu se miku/mikja juaj mund të ndihet i/e tradhtuar nëse merr vesh të vërtetën e rrëfimit.

Pikat e dobëta

Ju mund ta adhuroni shokun tuaj të jetës, por tek ai mund të ketë edhe disa gjëra që juve ju shqetësojnë, apo defekte që megjithatë duhet t?i pranoni. Fundja askush nuk është i përsosur. Por nuk është e nevojshme që ju t?i thoni me përpikëri të skajshme defektet që ai ka. Nëse është shëndoshur, nëse këmisha e tij nuk ju pëlqen ose edhe nëse është ende i papjekur, mos ia thoni. Në të kundërt, nëse ia thoni, bëni shumë kujdes.

Nëse keni qenë tradhtare me ish të dashurin

Pavarësisht se bëhet fjalë për të kaluarën është më mirë të mos i tregoni partnerit tuaj se keni qenë tradhtare me ish?in. Një rrëfim i tillë mund të jetë hapi i parë për të shkatërruar besimin që ai ka për ju. Me siguri mund të mendojë se ?nëse ajo e ka bërë më parë, mund ta bëjë edhe tani??. Duke i treguar diçka të tillë nuk do të fitoni asgjë!

Dashurinë tuaj platonike

Është e natyrshme që të keni një dashuri platonike ose një nga ata personat që mbetet në jetën tuaj si një miqësi, por që në të vërtetë ka qenë më shumë se aq. Nuk është një ide e mirë që t?i kujtoni këtë lloj ?dashurie? partnerit tuaj, edhe më keq nëse ky person vazhdon të jetë miku juaj!

Sekretet

Marrëdhënia me partnerin tuaj bazohet mbi besimin, por nuk është e nevojshme që të shkriheni në një qenie të vetme, duke humbur plotësisht intimitetin. Mos ia tregoni sekretet tuaja askujt, madje as edhe të fejuarit. Ato janë pjesë juaja dhe e askujt tjetër.

08:00 Lifestyle

Buzëqesh Vorderman

 E veshur me një fustan trecereksh gri ajo buzëqeshte e lumt...

20:00 Lifestyle

Kush është Stack ?

 Ju prezantojmë me të dashurën e superyllit Calum Best.Ajo k...

19:00 Lifestyle

Rita ju impresionon

 I ka impresionuar të gjtihë të pranishmit me performancën e...

19:00 Lifestyle

Bukuroshe si Lewis

 Bukuroshja elegante brune ka pozuar kësaj rradhe me në fust...

18:00 Lifestyle

Provokon Madeley

 Ka treguar edhe një herë linjat e sja provokuese duke u shn...

17:00 Lifestyle

Florale si Collins

 Bukuroshja 34 vjecare Gemma Collins u fotografua në rrugët ...

Lajmet e fundit nga