LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dosja "Becchetti", skema e pastrimit te parave sipas Prokurorise

9 Qershor 2015, 15:10, Kronika CNA

Prokuroria deklaron se eshte e paqarte vendndodhja e biznesmenit italian te shpallur ne kerkim nga shteti shqiptar, Francesco Becchetti. Ai nuk ndodhet ne Shqiperi prej kater muajsh tashme, pasi ka dale nga vendi me 24 janar te ketij viti.

Zbardhen detaje të akuzës që ka ngritur Prokuroria shqiptare ndaj biznesmenit italian, Françesko Beketi. Përveç pastrimit të parave, një pjesë e provuar e akuzës është dhe mashtrimi me skemën e rimbursimit të TVSH-së në vlerën e rreth 770 milion lekëve, me fatura të fryra e punime të pakryera ndonjëherë. Sipas grupit të hetimit, në qendër të skemës qendron hidrocentrali i Kalivaçit e dy shoqëri të zotëruara nga Becchetti, KGE dhe Energji. Argumentet me të cilat gjykata ka vendosur masën e sigurisë për Presidentin e Agon Channel, Francesco Becchetti, dhe disa shtetas të tjerë italianë e shqiptarë, të dyshuar si të përfshirë në pastrim parash dhe evazion fiskal perfshihen ne nje dokument,  ku grupi hetimor thotë se ka arritur të provojë skemën përmes së cilës, biznesmeni italian ka kryer rreth 770 milionë lekë evazion fiskal në dëm të shtetit. Sipas tyre, në qendër të skemës qendron hidrocentrali i Kalivaçit dhe dy shoqëri të zotëruara nga Becchetti, KGE dhe Energji. Prokurorët thonë se shoqëria Energji, e zotëruar nga Becchetti, ka blerë punime nga nënkontrakorë të tjerë. Më pas, këto punime ia ka shitur shoqërisë tjetër të Becchettit me emrin KGE, por me çmime dhe sasi të fryra në mënyrë artificiale. Sipas prokurorëve, vlera e punimeve që Energji i shiste KEG-së rritej fiktivisht deri në 23 herë, duke bërë që kompania të rrisë në mënyrë fiktive kreditimin e TVSH-së. Vetëm në vitin 2009, thonë prokurorët, përmes kësaj skeme, kompania ka kërkuar rimbursim për 45 milionë lekë TVSH. Kjo skemë është përsëritur vit pas viti dhe prokurorët e kanë ilustruar atë me shifrat përkatëse për çdo vit, që nga viti 2007. Paralelisht, sipas grupit hetimor, një tjetër fakt i provuar që implikon Becchetin dhe kompanitë e tij në mashtrim financiar, është ai i ndërtimit të digës së hidrocentralit. Sipas prokurorëve, kompania ka dorëzuar dokumente sikur ka ndërtuar një digë në vlerën 3.4 milionë euro. Por, është provuar se kjo digë nuk është ndërtuar kurrë. Prokurorët kanë zbardhur vit pas viti të gjitha veprimet financiare, që sipas tyre, provojnë përfshirjen e Becchettit dhe kompanive të tij në këtë skemë mashtrimi dhe evazioni. Paralelisht, prokuroria rendit dhe një tjetër fakt të dyshimtë, për të cilin dyshon se është zanafilla e pastrimit të parave. Sipas saj, në vitin 2009, dy kompani të Becchettit, KGE dhe Energji, kanë sajuar mes tyre një konflikt, për zgjidhjen e të cilit i janë drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit në Tiranë. Sipas prokurorëve, të dyja shoqëritë kanë dorëzuar dokumente të rreme në gjykatë, në të cilat pretendohej se shoqëria Energji kishte kryer punime për favor të shoqërisë KGE, por nuk ishte paguar. Në bazë të këtyre dokumenteve, sipas prokurorëve, të falsifikuara, gjykata ka marrë vendim për të zgjidhur konfliktin duke detyruar shoqërinë KGE të paguajë për shoqërinë Energji, të dyja të zotëruara nga Becchetti, 48 milionë euro. Sipas grupit hetimor, këto para janë paguar për punime të rreme që nuk u kryen asnjëherë.

Lajmet e fundit nga