LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë do ndodhë me Agon Channel tani dhe gazetarët e saj super të paguar?

9 Qershor 2015, 09:23, Aktualitet CNA

Pas urdhërit të prokurorisë për arrestimin e Francesco Becchetit dhe sekuestrimit të pjesës më të madhe të aksioneve të tij, tashmë pyetja që ngrihet është se çfarë do të ndodhë me Agon Channel?

Televizioni i ngritur dy vite më parë, thotë se do të vazhdojë transmetimet normalisht.

Por, me pronarin në kërkim dhe llogaritë e bllokuara, vështirë se kjo gjë mund të ndodhë.

Për më tepër që një pjesë e gazetarëve të këtij televizioni, marrin paga stratosferike, të cilat tani vështirë se do të paguhen.

Kujtojmë se te Agon bëjnë pjesë emra të tillë si Adi Krasta, Fatos Lubonja, Sonila Meço, Andi Bejtja, Saimir Kodra etj, pagat e të cilëve përflitet se shkojnë deri në dhjetëra mijëra euro në muaj.

Para, origjina e të cilave, sipas prokurorisë, vjen nga pastrimi i milionave eurove

Lajmet e fundit nga