LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkup, procesi "Kumanova" nis ne shtator

8 Qershor 2015, 14:19, Kosova & Bota CNA

Nga muaji shtator pritet të fillojë procesi gjyqësor kundër Grupit të Kumanovës.

Burime pranë Prokurorisë së Maqedonisë kanë paralajmëruar jozyrtarisht se procesi gjyqësor në Gjykatën Themelore Shkupi 1 do të fillojë nga muaji shtator dhe se akuza ndaj tyre do të jetë për terrorizëm, transmeton INA.

Prokuroria ka theksuar për portalin Plusinfo se lënda është voluminoze me dëshmi materiale dhe se ajo nuk mund të përgaditet për një kohë të shkurtër. Të ndaluarit për rastin e Kumanovës që ishin pjesë e grupit të armatosur pritet të qëndrojnë në paraburgim edhe për 60 ditë të tjera.

Në burgun e Shutkës tashmë gjenden në paraburgim 28 veta, shumica prej tyre nga Kosova, të ndaluar lidhur me përfshirjen e tyre në ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë

 

Lajmet e fundit nga