LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosove, partite politike nuk kane demokraci te brendshme

8 Qershor 2015, 14:02, Kosova & Bota CNA

Për demokracinë e brendshme, sistemin politik dhe fushatat zgjedhore u diskutua sot në një tryezë nga KIPRED-i, ku të ftuar ishin përfaqësues të subjekteve politike në Kosovë. Partitë në pushtet thonë se presidenti i vendit duhet të zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe kjo duhet të bëhet që në zgjedhjet e ardhshme për president. Ndërsa, partia më e madhe opozitare, Vetëvendosje, thotë se nuk mund të jemi shtet parlamentar, e presidenti të zgjidhet nga populli. Derisa, për Jakup Krasniqin e Nismës, kjo nuk ka rëndësi shumë, derisa presidentët në Kosovë nuk po i kryejnë detyrat e tyre kushtetuese, si shkak i pazareve politike që po bëhen.

KIPRED së bashku me disa organizata nga Ballkani Perëndimor, është duke punuar në bërjen e një studimi për sistemet zgjedhore dhe demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Pjesë e këtij projekti është edhe kjo tryezë në të cilën pati diskutim të hapur.

Basri Musmurati, nga Partia Demokratike e Kosovës, siç transmeton KP, tha se nuk janë të kënaqur me demokracinë e brendshme në subjektet politike në vend.

Lajmet e fundit nga