LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Horor në Itali, shqiptari abuzon seksualisht me vajzën 11-vjeçare për shtatë vite me radhë

8 Qershor 2015, 13:47, Kronika CNA

Për shtatë vjet rresht një shqiptar 44- vjeçar, rezident në qytetin e Teramos në Itali, ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 11- vjeçare.

Dhunë seksuale, seks oral, kërcënim jete, janë disa nga akuzat e rënda të procesit hetimor ndaj tij, pas denoncimit të vajzës, sot 18- vjeçare.

Gjithçka ka nisur në vitin 2007, kur ajo ishte vetëm 11 vjeç e për shtatë vite rresht një dhunë mizore është ushtruar ndaj të miturës deri në moshëm madhore, kur ajo vendosi të bëjë denoncimin, raporton Ora News.

Për policinë italiane vajza ka rrëfyer se për vite të tëra babai i saj e detyronte të kryente marrëdhënie seksuale e seks oral, duke e mbajtur mbyllur në shtëpi, duke e kontrolluar çdo moment e kërcënuar me vdekje.

Prokurori i çështjes, Giovanni de Rensis ka konstatuar se denoncimet e para ndaj shqiptarit 44- vjeçar, kanë mbërritur vite më parë pikërisht nga operatorët e qendrës mjekësore të qytetit, por ka qënë Prokuroria që ka kërkuar shtyrjen e gjykimit të kësaj çështjeje.

Sot vajza i është besuar një strukture të specializuar mbrojtjeje.

Lajmet e fundit nga