LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Halim Kosova, projekt te detajuar per zonen e Dajtit

8 Qershor 2015, 14:07, Politikë CNA

Kandidati demokrat për kryebashkiak në Tiranë, Halim Kosova, bisedoi sot me banorët e Priskës, të cilëve u shpjegoi se si programi i tij për zonën do të ndikojë në përmirësimin e jetës së tyre.

Ai u ndal në rrugët dhe lagjet konkrete, si dhe në specifikat konkrete për këtë komunitet, ndërsa prezantoi projektin e detajuar për zonën e Dajtit.

Duke folur me ta Kosova tha se, ?Unë nuk jam një politikan tipik, por ndoshta për këtë keni nevojë. Pikërisht pse kam projekte specifike për lagjen tuaj dhe për çdo lagje të Tiranës do t?ju them ekzaksisht se çfarë do të bëj. Në vend që unë të fajësoj të tjerët, gjithë jetën time kam marr përgjegjësi për të zgjidhur problemet. Unë jam një menaxher i fortë, me vizion të qartë, vendos objektiva dhe arrij standardet?.

Ai u zotua se çdo projekt do të përfundohet brenda afatit kohor dhe se do të tregojë tolerancë zero ndaj korrupsionit ashtu siç ai tha, se ka bërë gjatë gjithë jetës. Kandidati demokrat shtoi më tej se do të punoj për të gjithë dhe me të gjithë pa asnjë dallim.

Lajmet e fundit nga