Connect with Us

Çfarë e shkakton depresionin

Shëndeti

Çfarë e shkakton depresionin

Publikuar

-

Depresioni është një problem i cili shfaqet te njerëzit zakonisht në rastet kur ndodhin ndryshime të mëdha në jetë. Disa nga faktorët që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë për këtë janë, humbja e njerëzve të rëndësishëm ose gjëra jetike, si vendi i punës apo banesa.

Gjithashtu duket të theksohet se depresioni shkaktohet kur njeriut nuk i mjaftojnë energjitë për të triumfuar mbi sfida të reja e të mëdha.

Depresioni është i ndryshëm për njerëz të ndryshëm pasi ka dhe persona të cilët bien më lehtë se të tjerët në depresion, kjo mund të jetë si pasojë e faktorëve gjenetikë dhe e karakterit.

LEXO EDHE:  Tuna në depresion?

Depresioni është një shkaktar i cili lidhet drejpërdrejt me ndryshimet në aktivitetin e trurit lidhen me depresionin, të cilat mbarojnë dhe normalizohen kur depresioni kalon.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Ogerta Manastirliu tregon shifrën/ Ja sa vaksina kemi siguruar për Covid-19

Publikuar

-

Nga

Ogerta Manastirliu tregon shifrën/ Ja sa vaksina kemi siguruar për qytetarët Covid-19

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me sigurimin e vaksinës anti-Covid.

Manastirliu tha se qeveria shqiptare është angazhuar plotësisht për sigurimin e vaksinës kundër Covid-19.

Sipas saj, qeveria është gati të sigurojë vaksinën edhe financiarisht. Ajo tha se aktualisht kanë akses te vaksina e Covax-it dhe ajo e Modernas, ndërsa tregoi se kanë prenotuar 567 mijë vaksina për 20% të popullatës.



“Mundësia e COVAX-it është më e shpejta dhe më e sigurta. Por ne kemi lidhje edhe me SHBA, nëse ajo do ta fillojë ta aksesojë edhe për shtetet tjera më parë se Covax kemi mundësi edhe atje. Ne kemi lidhje direkte me vende që do e sigurojnë vaksinën, siç është Polonia dhe Greqia, mund të bëhen ndërmjetëse pasi janë vendet e BE që do e marrin më parë vaksinën.

LEXO EDHE:  Kush është shkaku i gënjeshtrës dhe si mund të çlirohemi prej saj ?

LEXO EDHE:  Metodë e re për të luftuar depresionin

Ne do të mbulojmë të gjithë popullatën me vaksinim, jemi të përgatitur, por faza e parë e përgatitjes, për t’u siguruar të shpërndahet në mënyrën e duhur, është fiks 20% e pollatës, pra 567 mijë qytetarë”, deklaroi ministrja në emisionin “Real Story”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

QSUT 1.5 milion dollarë shpenzime sekrete për Covidin/ Dasho ‘nxjerr zbuluar’ MSH: Tallje më të madhe nuk ka!

Publikuar

-

Nga

QSUT 1.5 milion dollarë shpenzime sekrete për Covidin/ Dasho ‘nxjerr zbuluar’ MSH: Tallje më të madhe nuk ka!

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i referohet shpenzimeve publike që QSUT ka bere gjatë periudhës së pandemisë.

1.5 milion dollarë për të cilat mban të fshehur përfituesit, sipas Dashos nuk mund të justifikojnë asgjë, madje ai i konsideron tallje me shqiptarët.

Dasho ngre dy hipoteza, në shpenzimin e 1.5 milion dollarëve, ose ka patur paaftësi ose abuzim.

“Shpenzimet sekrete për covid. Një portal i angazhuar për transparencën në financat publike botoi sot se QSUT ka shpenzuar gjatë periudhës së pandemisë më shumë se 1.5 milion dollarë për të cilat mban të fshehur përfituesit. sipas specialistëve, një argument i vlefshëm ligjor për të mbajtur të fshehtë përfituesit e fondeve publike është ruajtja e sigurisë kombëtare.

Tallje më të madhe me publikun shqiptar nuk mund të ketë!!! Në se do të ishte shteti amerikan që ble përbërës për vaksinën dhe mbron sekretin prej hakerave, edhe mund të justifikohet, por…

LEXO EDHE:  Si të luftojmë depresionin me ndihmën e këtyre 5 ushqimeve

LEXO EDHE:  Këngëtarja e njohur është pjesë e programeve kundër depresionit

… në shtetin që jo vetëm nuk shpik gjë, por ka dështuar të mësojë edhe nga përvoja më elementare e komunitetit ndërkombëtar…

… në QSUT, aty kur mjekët dhe infermierët u lanë pa maska dhe pajisje të tjera mbrojtëse dhe ku testi i antitrupave vlerësoi se 15% e personelit rezultonte e infektuar që në maj…



… në institucionet shëndetësore ku pacientët ekspozoheshin ndaj Covid, madje humbnin edhe jetën siç raportoi media për një numër pacientësh të dyshuar se ishin infektuar kur ishin të shtruar në QSUT…

… në vendin ku qytetarët paguajnë vetë për testimin, për trajtimin dhe madje edhe për respiratorët…

QSUT mbron “sekretin shtetëror” dhe nuk pranon të tregojë as se çfarë ka blerë dhe as se kujt ja ka blerë!

Me këto informacione që mësojnë sot, qytetarët kanë plotësisht të drejtë të pyesin:

A ka patur vetëm paaftësi apo edhe abuzim në përgjigjen shqiptare ndaj Covid-19??!!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Bilanci i 24 orëve/ Tre viktima dhe qindra të infektuar me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë tregon shkallën e rrezikshmërisë në plazhe/ Apel të fortë qytetarëve

Nga 887 testime që janë kryer në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë konfirmuar 121 raste.

Gjithashtu mësohet se kanë humbur jetën 3 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 6 në Lezhë dhe Vlorë, 5 në Mirditë, 4 raste në Berat, 3 raste në Krujë, Lushnje, Patos, 2 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Vorë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Divjakë, Fushë- Arrëz.

Ju informojmë se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19 një 70 vjeçar nga Tirana, 71 vjeçar nga Lushnja dhe një 81 vjeçar nga Korça. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Në 24 orët e fundit  janë  97 të shëruar, duke e çuar 7139 numrin e qytetarëve që e kanë mundur COVID19.

Nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike i përhapjes së infeksionit SARS-COV2 në vend, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e ketij infeksioni të rrezikshëm:

LEXO EDHE:  U bë shkak për lojën që po vret fëmijë, flet artisti që krijoi Momo-n: Mallkimi u prish

LEXO EDHE:  Habit Berisha/ Fleckenstein sulmoi Kryemadhin për shkak të një vajze

Ruani distancimin social;



Mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca;

Kujdesuni për higjenën e duarve dhe atë respiratore;

Dezifektoni objeketet që prekni, ajrosni ambientet, shmangni grumbullimet, të gjitha këto janë masa të rëndësishme që ju mbrojnë nga COVID-19.

Duke ju risjellë në vëmendje të mos neglizhoni shenjat e COVID-19, ju lutemi në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.  Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë mbi COVID-19.

COVID-19 – Statistika (23 Shtator 2020)

Testime totale 82.233
Raste pozitive 12787
Raste të shëruara 7139
Raste Aktive 5278
Humbje jete 370 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 19, Korçë 18, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2616
Durrës 564
Shkodër 381
Lezhë 305
Elbasan 304
Korçë 249
Fier 244
Vlorë 193
Kukës 150
Berat 105
Dibër 86
Gjirokastër 81./ CNA.al

LEXO TE PLOTE