LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çako-Rokanas: Marredheniet mes dy policive, shume te mira

8 Qershor 2015, 14:52, Kronika CNA

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako eshte takuar me ambasadorin e Greqisë  Rokanas.

Në takim, marrëdhëniet mes dy policive të dy vendeve  janë vlerësuar si mjaft të mira, por eshte theksuar nevoja për t?i forcuar më tej këto marrëdhënie .

Drejtori i Policisë së Shtetit ka njohur Ambasadorin me prioritetet dhe fokusimin e Policisë së Shtetit në procesin e riorganizimit tërësor si në fushën legjislative, organizative dhe strukturore, ku një vëmendje e veçantë i është kushtuar ngritjes së një strukture  të posaçme për të luftuar korrupsionin, veçanërisht në nivelet e larta të administratës shtetërore.

?Ne jemi të fokusuar në bashkëpunimin real e serioz me partnerët tanë të BE, ku bën pjesë edhe Greqia , për të luftuar bashkarisht kimin e organizuar, trafiqet e paligshme, emigracionin ilegal  dhe terrorizmin. Serioziteti jonë është konkretizuar në ngritjen e një strukture të veçantë  për të luftuar terrorizmin, si dhe në zhvillimin e një sërë operacionesh të përbashkëta me homologët kundër trafikut të lëndëve narkotike, trafiqeve të paligjshme , prostitucionit, e kriminalitetit në përgjithësi?, tha Çako.

Ambasadori i Greqisë në Tiranë, Rokanas vlerësoi punën e policisë, në muajt e fundit kundër krimit të organizuar.

?Shtetit grek do të jetë përherë në krahun tuaj. Personalisht ju inkurajoj,  ju falënderoj se jeni profesionist?, u shpreh  Rokanas.,

Ambasadori tha se çështja e emigracionit ilegal nga vendet e treta parashtron nëvojen e një zgjidhjeje europiane.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për thellimin e mëtejshëm të shkëmbimin të informacionit në kohë reale për personat me probleme lidhur me trafiqe të paligjshme e krim të organizuar.

Drejtori i Policisë së Shtetit Çako, ka falënderuar Ambasadorin për vlerësimin. Ai ka siguruar Ambasadorin për prioritetet gadishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me palën greke si dhe për të bërë realitet çështjet që u dakortësuan gjatë takimit Drejtorëve të Përgjithshëm të Policisë  Shqiptare dhe asaj  Greke.

Lajmet e fundit nga