Connect with Us

Turqi, perfundojne votimet, nuk lejohet publikimi i rezultateve deri ne oren 21.00

Bota

Turqi, perfundojne votimet, nuk lejohet publikimi i rezultateve deri ne oren 21.00

Publikuar

-

Përfundoi procesi i votimit për zgjedhjet e përgjithshme në Turqi. Sipas vendimit të Bordit të Lartë Zgjedhor (YSK), procesi i votimit në Turqi i cili nisi në orën 08.00 përfundoi në orën 17.00. Votuesit në të gjithë Turqinë votuan në 174 mijë e 236 qendra votimi.

Në këto zgjedhje garuan 20 parti politike, ku mes tyre janë partia në pushtet AK Parti, partitë opozitare CHP dhe MHP si dhe HDP (Partia Kurde) e cila u përfshi në garë për herë të parë në këto zgjedhje si parti, raporton Anadolu Agency (AA).

Deri në orën 18:00 nuk lejohet publikimi i asnjë komenti apo përfundimi në lidhje me zgjedhjet. Ndërkohë nga ora 18:00 deri më 21:00 mund të publikohen vetëm lajme apo njoftime nga Komisioni Qendror i Zgjidhjeve.

LEXO EDHE:  Deputetja e VV-së ia bën të qartë LDK-së/ S’do rrini në opozitë, o koalicion o zgjedhje të reja

Ndërkohë sipas situatës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Turqisë (YSK) mund të marrë vendim për heqjen e ndalimit të publikimit të përfundimeve të zgjedhjeve edhe para orës 21:00.

Parlamenti turk ka një total prej 550 deputetësh, ndërsa pragu minimal për një parti politike për të hyrë Parlament është 10 për qind. Për formimin e qeverisë kërkohet një shumicë, minimumi prej 276 mandatesh parlamentare.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Grevë kundër reformave për pensionet/ Paralizohet transporti publik në Athinë

Publikuar

-

Nga

Sindikatat në Athinë janë ngritur në grevë kundër reformave për pensionet.

Si pasojë e grevës të sindikatave, është paralizuar transporti publik në kryeqytetin grek.
Sindikatat reagojnë kundër reformave në skemat pensionale të projektligjit të ri për sigurimet shoqërore, të ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Janis Vruçis.

Përveç dispozitave të tjera, në projektligj parashikohet dhe përjashtim nga pensioni shtetëror nëse nuk plotëson 40 vite i ligjshëm në Greqi, duke zvogëluar shumën mujore për emigrantët shqiptarë dhe minoritarët, pavarësisht se plotësojnë kontributet e viteve të kërkuara të punës dhe moshën për pension./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzish/ Rritet ndjeshëm numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

Virusi vdekjeprurës, tashmë i qujatur Covid-19, vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë, ku numri i viktimave është rritur në mënyrë të ndjeshme.

Të dhënat nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Kinë, tregojnë se më shumë se 80% e të prekurve janë të sëmurë ose të moshuar. Studimi tregon gjithashtu se një rrezik i lartë i kanoset edhe personelit mjekësor.

Gjetjet e zyrtarëve të shëndetësisë në Kinë treguan se vdekshmëria nga Koronavirusi e ka shkallën 2.3%. Pra, nga 1 000 të prekur, numri i të vdekurve është mesatarisht 23 persona.

Krahina më e prekur është Hubei, ku shkalla e vdekshmërisë është 2.9% krahasuar me vetëm 0.4% në pjesën tjetër të vendit.

LEXO EDHE:  Rama nxjerr ne Facebook rezultatet e aksionit kundër informalitetit

LEXO EDHE:  Rama nxjerr ne Facebook rezultatet e aksionit kundër informalitetit

Në raportin e fundit vërehet edhe një rritje e numrit të viktimave ku deri tani ka shkuar në 1,868 persona të vdekur dhe 72,436 persona zyrtarisht të prekur nga virusi.

LEXO TE PLOTE

Bota

Putin rikthen gjyqet staliniste ndaj kundërshtarëve politikë

Publikuar

-

Nga

Nga Andrei Kolesnikov “Carnegie Russia”

* Një gjykatë në Rusinë Qendrore, burgosi me 18 vjet burg drejtuesin kryesor të një grupimi antifashist të quajtur si “Rrjeti”, me akuzën e terrorizmit. Shtatë anëtarët e rinj të grupit u arrestuan në qytetin e Penzës në vitin 2017.

Në atë kohë, hetuesit i akuzuan për planifikimin e sulmeve terroriste gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2018, dhe Kupës së Botës që u mbajt po atë vit në Rusi. Por mbrojtësit e të drejtave të njeriut, ngritën shumë shpejt alarmin, duke thënë se akuzat për terrorizëm ishin thjeshte sajesa.

Vetë të akuzuarit, thanë në gjykatë se ishin torturuar shumë gjatë procesit hetimor. Ne duhet të jemi absolutisht të qartë. Një dënim me 18 vite me burg për një 27-vjeçar që nuk ka vrarë kërkënd, që nuk ka plagosur apo dhunuar askënd, dhe që as ka vjedhur miliarda – ndryshe nga shumica e përfaqësuesve “heroikë” të elitave të ndryshme ruse – është një stalinizëm i pastër.

Kjo përshtypje, vetëm sa thellohet nga sjelljet e vetë autoriteteve ruse, që japin dënimet me burg si të ishin duke shitur tullumbace në rrugë:Në këtë rast, një treshe gjyqtarësh në gjykatën ushtarake të distriktit të Vollgës, i dënoi të pandehurit me 18, 16, 14, 10, 9 dhe 6 vjet burg. Një treshe e stilit të NKVD së dikurshme, një gjykatë ushtarake, terroriste, të rikujton skenat e vitit 1937.

Po pse është një dënim stalinist? Sepse gjatë kohës Hrushovit, dhe madje edhe gjatë periudhës së Brezhnjevit, dënimet me burg për akuzat të ngjashme ishin shumë më të ulëta. Për shembull, po kujtoj dënimin e vitit 1963 nga Gjykata Supreme e Republikës së Bjellorusisë për 3 “terroristë” të rinj, që dyshohej se kishin krijuar një organizatë të paligjshme “me synim krijimin e një republike borgjezo-demokratike në Bashkimin Sovjetik, përmes metodave terroriste”.

Ky ai ishte një rast krejt i ndryshëm nga rasti i “Rrjetit”. Në vitin 1963, të rinjtë akuzoheshin se po dëmtonin themelin e rendit kushtetues, me qëllim ndryshimin e pushtetit në vend. Në epokën e Hrushovit, dënimi për “krime” të tilla ishte i kufizuar nga 8-10 vjet burg.

Agjitacioni dhe propaganda antisovjetike, ndëshkohej shpesh me dënime më të lehta se ato që jepen sot për “shkaktimin e vuajtjeve morale” pjesëtarëve të policisë, apo për hedhjen e “gotave plastike” në drejtim të tyre. A do të thotë kjo se udhëheqja sovjetike gjatë epokës së Hrushovit, dhe e stanjacionit të mëpasshëm nën Brezhnjevit, ndihej më e sigurt se sa autoritetet aktuale? Ashpërsia e dënimit për shkak të hedhjes së gotave plastike ndaj policisë dhe për organizimin e stërvitjeve në natyrë, siç ka vepruar “Rrjeti”, synon të tregojë gatishmërinë e shtetit për tu mbrojtur nga çdo shfaqje e pakënaqësisë dhe kundërshtimit, madje edhe veprime që nuk shprehen hapur.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e Lulit/ Në Vlorë emërohet biznesmeni, që ndërtoi pallatin e vjehrrit

LEXO EDHE:  Deri ku do të shkojë islamizimi i Turqisë?

Natyrisht, i takon forcave ruse të sigurisë, FSB, të ushtrojnë kontroll mbi veprimtari të këtij lloji, së bashku me rastet e spiunazhit dhe tradhtisë. Kjo qasje është njëlloj sikur selia e Ljubjankës, po dërgon një sinjal që thotë “Jemi ne rendi kushtetues!”. Dhe ata janë të gatshëm të mbrojnë veten dhe miqtë e tyre të dashur, duke përdorur çdo mjet.

Dënimet joproporcionale që janë dhënë nga gjyqtarët, shkeljet e tyre procedurale, dhe pretendimet e të dënuarëve se janë torturuar në hetuesi, të cilat gjyqësori i injoroi si akuza të sajuara, që të gjitha këto dëshmojnë ose vartësinë e plotë të gjyqtarëve ndaj FSB-së, ose degradimin e tyre profesional. Dhe që në fakt është e njëjta gjë.

Dënimet janë të ashpra për një arsye kryesore:T’i shkurajojnë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Nëse vërtet dëshironi të stërviteni, të vraponi dhe të qëlloni me armë, mund t’i bashkoheni radhëve të luftëtarëve separatistë në Donbas të Ukrainës.

Ose t’i bashkoheni ushtrisë mercenare ”Vagner”, për të vrarë dhe torturuar njerëz nëpër botë. Por mos e dhënë Zoti, që një i ri të mendojë se ka diçka të gabuar në strukturën e pushtetit në Rusi. Pasi nëse kjo ndodh, ata mund të presin dënime të rrepta staliniste nga një treshe gjyqtarësh stalinistë.

Kremlini është duke e ndryshuar kushtetutën e vendit, dhe duke gjetur mënyra të reja për të zgjatur sistemin autokratik. Dhe ata në fund të sistemit represive, ata janë duke dhënë dënime për djem shumë të rinj, duke ua shkatërruar jetën atyre./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE