LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama: Stadiumi i ri i Shkodrës, më i bukuri në rajon

7 Qershor 2015, 11:16, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama postoi sot në Facebook dy foto të punimeve në stadiumin ?Loro Boriçi? të Shkodrës, i cili, sipas tij, do të jetë më i bukuri në rajon.

?Kantieri i stadiumit të ri të Shkodrës sot! Do të jetë stadiumi më i bukur në rajon pa asnjë dyshim?, shkroi Rama.

Në stadiumin e ri ?Loro Boriçi?, përveç pistës së atletikës, do të ketë dhe ambiente stërvitjeje edhe për sportet e tjera.

Sipas projektit, pritet që të shtohen 5112 vende të reja për tifozët, nga të cilat 2500 pas portave.

Me këto shtesa, kapaciteti i stadiumit të ri do të shkojë në rreth 17 mijë tifozë dhe rikonstruksioni i tij pritet të kalojë shumën e 12 milionë eurove.

Lajmet e fundit nga