Connect with Us

Rama premton në Dibër fillimin e rrugës së Arbrit

Politikë

Rama premton në Dibër fillimin e rrugës së Arbrit

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Dibër për të kërkuar votën për kandidatin e së majtës, Shukri Xhelili. Sipas Kryeministrit ardhja e Xhelilit në krye të Bashkisë Dibër do të bëjë që shumë gjëra të pamundura do të realizohen. Rama u premtoi banorëve të zonës ndërtimin e rrugës së Arbrit, e cila siç tha ai do të nisë shumë shpejt nga puna.  Rama nuk foli mbi investimin dhe punën e bërë deri tani për ndërtimin e rrugës së Arbrit, por e quajti atë si fantazmë elektorale të ish mazhorancës së djathtë. “Sot rruga e Arbrit do të ishte ende një fantazmë në fushata elektorale dhe jo një projekt tashmë i financuar, i votuar nga Parlamenti dhe gati për të filluar nga puna dhe për t’u finalizuar linjën e shumë-munguar, Dibrës me Tiranën e gjithë Shqipërinë përmes një rruge siç e meritoni”, tha kryeministri Rama. Shefi i qeverisë informoi se shumë shpejt do të jetë gati edhe projekti tjetër që lidh aksin Dibër- Peshkopi-Lurë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Balla fle me kryebashkiakët kriminelë”/ Vasili: Krevati i gjumit të tij është plot me…

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka ngritur akuza të forta ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Vasili shprehet se “Balla fle me kryebashkiakë kriminelë dhe krevati i tij është plot me zorra qorrë të krimit.”

“Balla fle me kryebashkiakët kriminelë dhe u dashka të rrinë të tjerët pa gjumë për të.
Krevati i gjumit të Ballës është plot me nga këta zorra qorre të krimit. Durim …..vetëm disa kanë dalë sheshit.Të tjerë priten. Është tufë e madhe”, shkruan Vasili./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Albin Kurti vizitë të shkurtër nesër në Tiranë/ “Injoron” Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të zhvillojë nesër vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, pas marrjes së detyrës.

Mësohet se Kurti do të mbërrijë në orën 9:00 të mëngjesit në Tiranë dhe do të qëndrojë vetëm tre orë.

Raportohet se kryeministri i Kosovës do të mbajë takime me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin, presidentin Ilir Meta, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn dhe kryetarin e opozitës Lulzim Bashën.

Mësohet se Kurti do të pritet me një ceremoni mirëseardhjeje në Pallatin e Kongreseve nga Rama, me të cilin më pas do të mabjë një takim kokë më kokë dhe rreth orës 10:10 do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

LEXO EDHE:  “Vëllezërit siamezë”/ 21 fakte, si Lulzim Basha kopjon Edi Ramën

LEXO EDHE:  "Rama do të qërohet nga ky vend"/ Ish deputeti demokrat, s'përmbahet më

Më pas, kryeministri i Kosovës do të zhvillojë takim me Ruçin, me Metën, Veliajn dhe në fund Bashën. Ajo që bie në sy, është se në axhendën e Kurtit nuk është parashikuar asnjë takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Trokë” para vettingut/ Qytetari i kërkon llogari Ardi Veliut: Po apartamenti luksoz?

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e qytetarit dixhital lidhur me fshehjen e pasurisë së kreut të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Ardi Veliu.

Qytetari shprehet se po pret që Veliu të sqarojë si e ka blerë apartamentin luksoz 200 metër katror te Kodra e Diellit.

Kujtojmë se Veliu doli para vettingut me “xhepa të shpuar”, pasi deklaroi se jeton në një apartament me qera si dhe nuk ka pasuri të paluajtshme.

LEXO EDHE:  “Rama do të qërohet nga ky vend”/ Ish deputeti demokrat, s’përmbahet më

LEXO EDHE:  "Rama do të qërohet nga ky vend"/ Ish deputeti demokrat, s'përmbahet më

Në vettingun e kryepolicit Veliu u fshehën 50 faqe raport dhe shume probleme që kanë të bëjnë me të.
Raporti me 50 faqe e nxjerr Veliun me probleme dhe borxhe, por pavarësisht kësaj vettingu ka zgjedhur ta konfirmojnë në detyrë./CNA.al

LEXO TE PLOTE