LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LSI i pergjigjet akuzave per blerje votash ne Shkoder, akuzon PD-ne

7 Qershor 2015, 14:02, Politikë CNA

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama akuzoi Partinë Demokratike, per veprim me dy standarde. Duke iu referuar akuzave ndaj kandidates se majte ne Shkoder per blerje votash, komenti i Rames ishte te hidhte akuza mbi PD-ne.

?Zbatimi i ligjit dhe ballafaqimi i çdo qytetari me ligjin ehte standard i LSI. LSI denoncon dhe dënon me forcë papërgjegjshmërinë dhe dy standardet qe vepron PD. Nga njëra anë flet për dekriminalizimin dhe kandidon me individë me rekorde kriminale në kundërvënie të plotë edhe me këshillat ndërkombëtar ka kandiduar njerëz të dënuar me rekorde kriminale.?- u shpreh Rama.

?Edhe në zgjedhjet e 21 qershorit qytetarët shqiptarë që njohin politikën me dy standarde në lidershipin e PD do dënojnë me votë të inkriminuarit e PD. Se sa e dalë boje është politika e dalë boje e akuzave dhe vajtimit. Çfarë PD akuzon për të tjerët praktikisht e bën vet. LSI është dhe vazhdon të jetë tek qytetari tek problemet shqetësimet e qytetarit, tha ai.

Lajmet e fundit nga