Connect with Us

Lista e kandidatëve dhe deputetëve të inkriminuar në duart e ambasadës së SHBA e kryeminsitrit Rama

Politikë

Lista e kandidatëve dhe deputetëve të inkriminuar në duart e ambasadës së SHBA e kryeminsitrit Rama

Publikuar

-

Procesi i dekriminalizimit të politikës shqiptare ka hyrë në një fazë vendimtare. Lista e zezë me emrat e kandidatëve të inkriminuar, e politikanëve të inkriminuar, e deputetëve dhe e zyrtarëve të korruptuar, të cilët nuk do të marrin vizë amerikane, shumë shpejt do të shkojë në duart e kryeministrit Edi Rama dhe para ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Hetimet e organit të akuzës për identifikimin e kandidatëve dhe të politikanëve të inkriminuar janë drejt fundit. Sipas burimeve, prokuroria nuk do të publikojë një listë me emrat e të inkriminuarve, por lista do të shkojë në tavolinën e kryeministrit Edi Rama si dhe tek përfaqësitë e huaja diplomatike në Tiranë. Ndërsa data e zgjedhjeve po afron me shpejtësi, lista me kandidatët dhe politikanët me rekorde kriminale shumë shpejt do të qarkullojë në duart e ambasadorëve dhe të kryeministrit.  \

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gjermani/ Pak frikë nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Lufta kundër virusit të ri Korona, që ka shpërthyer në Kinë, aktualisht tërheq vëmendjen në të gjithë botën. Edhe në Gjermani, njerëzit janë infektuar me virusin mjaft të panjohur. Rastet e para ndodhën në një kompani në Bavari, ku një punonjëse e infektuar nga Wuhani kishte bërë trajnime.

Javën e kaluar, më shumë se njëqind shtetas gjermanë u kthyen në Gjermani nga Kina. Ata i futën në karantenë, në një kazermë. Edhe tek ata u konstatuan raste të veçanta të infektimit me virusin e Koronës. Edhe pse sëmundja te shumë pacientë është e butë dhe kalon shpejt,  shfaqja e virusit ende mjaft të panjohur ka shkaktuar frikë në të gjithë botën.

Gjermanët u besojnë autoriteteve

Në Gjermani, megjithatë, frika është e kufizuar. Tetë nga dhjetë gjermanë besojnë se situata deri tani është nën kontroll. Kjo del nga një sondazh i ARD-së, të cilën e ka realizuar qendra e sondazheve infratest-dimap.

Sa duhet të kushtojnë ushqimet? 

Një temë tjetër, për të cilën i kanë pyetur studiuesit e opinionit shtetasit në sondazhin e fundit janë çmimet e ushqimeve në Gjermani. Sipas statistikave gjermanët nuk shpenzojnë as dhjetë përqind të të ardhurave të tyre për ushqim. Kjo është shumë pak, po ta krahasosh me shtetet e tjera evropiane. Çmimin e paguajnë mjedisi dhe fermerët. Jo vetëm me blegtorinë, por edhe në ara mund të fitosh gjithnjë e më pak para.

Fermerëve gjermanë iu desh të pranonin një rënie të të ardhurave prej 18 përqind në vitin e fundit të llogaritjes. Politikanët nuk duan më të rrijnë duarkryq. Në fillim të javës, kancelarja Angela Merkel foli me përfaqësuesit e tregtisë me pakicë dhe të industrisë ushqimore, për praktikat e tregtisë së drejtë dhe për mundësitë e rritjes së çmimeve të ushqimeve.

Vetëm një në dy vetë i gatshëm të paguajë më shumë

Por a do t’u pëlqente kjo gjermanëve? Vërtet që niveli aktual i çmimeve për ushqimet nga këndvështrimi i pothuajse gjysmës së të gjithë qytetarëve gjermanë (54 përqind), është mjaft i ulët. Sidoqoftë, 43 përqind nuk pajtohen: ata mendojnë se çmimet ekzistuese të ushqimeve janë të përshtatshme (36 përqind) ose shumë të larta (shtatë përqind).

E rëndësishme për vlerësimin e çmimeve të ushqimeve është situata përkatëse e të ardhurave. Në familjet me të ardhura neto më pak se 1.500 euro, 64 përqind mendojnë se çmimet aktuale të ushqimeve nuk janë aspak të ulta.

Qiratë po bëhen gjithnjë e më të larta

Një çështje që i preokupon njerëzit në Gjermani pothuajse në të gjitha nivelet e të ardhurave është mungesa në rritje e banesave. Gjithnjë e më shumë qytetarë po zhvendosen nga fshati në qytet dhe me kërkesën për strehim po rriten edhe qiratë. Po të mos kesh të ardhura mbi mesataren dhe të jesh në gjendje të shpenzosh një pjesë të madhe të të ardhurave për qiranë, vështirë se do të gjesh banesë me çmim të  përballueshëm.

LEXO EDHE:  Shokon Artan Hoxha/ Paralajmëron gazetarin, mbathja nga sytë këmbët

LEXO EDHE:  Elsa Ballauri: Krerët e partive po fshehin spiunët që i kanë rreth vetes

Vetëm një në shtatë gjermanë (14 përqind) janë të kënaqur me përpjekjet e bëra nga politikanët në Gjermani për të krijuar strehime me çmime të përballueshme. 80 përqind kritikojnë.

Në dekadat e fundit, shteti është tërhequr gjithnjë e më shumë nga banesat sociale. Kjo në një kohë kur ndërtuesit privatë mbështeten financiarisht, por si rezultat ata duhet të angazhohen për mbajtjen të ulët të qirasë  për një periudhë të caktuar kohe dhe për dhënien me qira të banesës qytetarëve me të ardhura të ulëta.

Ndërkohë, nuk ka pothuajse apartamente me çmime fikse të qirasë. Shumica e banesave të mëparshme sociale jepen me qira me çmime të zakonshme.

Në situatën e tensionuar, shumica e qytetarëve janë në favor të ndërhyrjeve më të forta rregulluese  në tregun e banesave, si p.sh, duke vendosur tavane për qiranë, si në Berlin.

Më pak mbështetje për koalicionin në Berlin

Qeveria federale e përbërë nga partitë unioniste dhe SPD edhe në vitin e dytë të periudhës aktuale legjislative e ka të vështirë të mbledhë pikë te qytetarët e saj. Më pak se një e treta janë aktualisht të kënaqur me punën e koalicionit qeveritar, dy të tretat kanë qëndrim kritik. Kjo do të thotë që niveli i mbështetjes për punën e qeverisë është ulur pak që nga fillimi i janarit. Në radhët e partive unioniste (46:53 përqind) dhe te SPD (52:48 përqind) miratimi dhe refuzimi janë të balancuara. Kritika ndaj punës së qeverisë së Berlinit mbizotëron në mesin e mbështetësve të opozitës së Bundestag, më qartë në mesin e mbështetësve të AfD.

Përsa i përket mbështetjes për partitë, ashtu si në muajin e kaluar, CDU dhe CSU aktualisht arrijnë në gjithsej 27 përqind. SPD arrin 14 përqind, Të Gjelbrit 22 përqind. 14 përqind e votuesve vazhdojnë të mbështesin AfD. Ndërsa partia E Majta përmirësohet dhe arrin nëntë përqind, FDP humbet një pikë përqindje dhe arrin në tetë përqind.

Sidoqoftë, demoskopët kujtojnë si gjithmonë se sondazhet me pyetjen e së dielës tregojnë tendencat aktuale të votimit në lidhje me zgjedhjet e Bundestag-ut dhe jo sjelljen aktuale të votimit. Shumë votues e përcaktojnë pozicionin e tyre pak para zgjedhjeve. Një rëndësi të madhe ka fushata zgjedhore, kur u drejtohesh konkretisht votuesve të pavendosur dhe taktikë./DW

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD bashkëpunim me SHBA/ Halim Kosova zbulon projektin

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë Halim Kosova deklaron se Komisioni për Etikën dhe Pastërtinë e Figurës, që ai drejton, është një garanci serioze për integritetin e atyre që do të qeverisin nesër vendin.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kosova vuri në dukje se një mekanizëm i tillë, i përforcuar me ndihmën e ambasadës së SHBA, e rrit besimin e qytetarëve tek Partia Demokratike.

“Besimi në një forcë politike vjen nga njerëzit që e përfaqësojnë këtë forcë politike. Duke ditur mirë këtë, PD ka ngritur Komisionin e Etikës dhe Pastërtisë së Figurës. Nuk është sekret të them se Ambasada e SHBA-së më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë për ta nxitur këtë projekt dhe për të na ndihmuar. Ata janë shumë të gatshëm të ndihmojnë, kur bëhet diçka e mirë kundër korrupsionit apo për ta parandaluar atë. Mendoj qe kemi ndërtuar një pyetësor perfekt sesi të përzgjidhen njerëzit e PD, figura të qeverisjes së ardhshme në pozicionet më të rëndësishme në qeverisjen e vendit. Kështu që nesër, PD ka një garanci më shumë se ata që do të drejtojnë vendin do të kenë figurë të pastër. Duke respektuar dekriminalizimin me detaje, kemi bërë edhe  një vaksinim kundër të keqes për nesër”, u shpreh ai.

Halim Kosova tregoi qëndrimin e tij se idetë dhe njerëzit janë kyç për të ardhur në pushtet.

LEXO EDHE:  “Bomba” e Ramës në Kuvend/ Braçe zbulon prokurorin që bashkëpunon me bandat kriminale  

LEXO EDHE:  Ndotja në Elbasan/ Prokuroria nis hetimet

“E kam dhënë gjithmonë mendimin tim se përmes protestave të dhunshne nuk mund të vihet asnjëherë në pushtet. Më e rëndësishne se protestat, pa i përjashtuar protestat demokratike është çfarë premton PD dhe me cilët njerëz del përpara popullit për idetë që ka për të nesërmen”, deklaron ish-deputeti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Reforma në Drejtësi në prag të greminës”, Vasili thirrje SHBA dhe BE: Koha për të vepruar

Publikuar

-

Nga

deputeti i lsi, petrit vasili ne studio

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me Reformën në Drejtësi.

Vasili kujton miratimin e shtatë ligjeve të përgatitura nga grupi i ekspertëve ndërkombëtarë për Reformën në Drejtësi në vitin 2016, ndërsa thotë se Rama po i zhbën, copëton dhe po i asgjëson.

Sipas tij, kreu i qeverisë po sulmon ligjin për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, po i jep pushtet antiligjor Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, po shkatërron ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe duke hequr edhe Betimin te Presidenti dhe po miraton ligje që dalin mbi Kushtetutën.

Nënkryetari i LSI-së, i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të mos e pranojnë një situatë të tillë, të cilën e quan të rrezikshme për drejtësinë.

“SHBA dhe BE janë edhe në Kushtetutën e Shqipërisë për rolin e tyre në Reformën në Drejtësi. Reforma në Drejtësi është kthyer sot në një copë letër të cilës Edi Rama i shkul nga një copë ditë për ditë sipas hallit të ditës.

LEXO EDHE:  Pse prokuroria hesht për krimet e kryeministrit?

LEXO EDHE:  Artan Hoxha: Pasiviteti i prokurorisë për dosjen 339 ka nisur pas dorëheqjes së Fatmir Xhafaj

SHBA dhe BE kanë detyrë të vënë gishtin në plagë, të shohin të vërtetat në sy. Duartrokitjet pa fund të tyre janë përdorur nga Rama si alibi për kapjen e drejtësisë. Shqiptarët janë të zhgënjyer nga ky zbatim i Reformës në Drejtësi dhe kanë humbur besimin te ajo. SHBA dhe BE duhet të jenë në krah të shqiptarëve dhe jo të qeverive që vijnë e ikin.

Drejtësia e pakapur dhe që ndëshkon korrupsionin e tmerrshëm dhe kriminalizimin e qeverisë kjo është ajo që shqiptaret presin dhe që SHBA dhe BE jua premtuan atyre kur u miratua Reforma në 21-22 korrik 2016”, thekson Vasili.

Ai ngre alarmin se Reforma në Drejtësi është në prag të greminës, ndaj deklaron se koha për të vepruar është tani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE