LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha ne Korçë: Do ulim taksat që të stimulojmë biznesin

7 Qershor 2015, 17:24, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar turin e bashkëbisedimit me qytetarët në Maliq, Korçë, Devoll, Ersekë. Zoti Basha është njohur me shqetësimet e tregtarëve dhe banorëve të cilët sot nuk sigurojnë dot as bukën e gojës. Zoti Basha duke shpalosur platformën e tij tha se hapja e vendeve te reja te punës, me qëllim rritjen e konsumit dhe ulja e taksave janë prioritete të tij.

Njw tregtar thote se nuk ka pune fare, nje tjeter se eshte vete i nëntë në shtëpi, me një kuti banane, nuk kam as punë, asgjë, duam punë, jemi futur në borxhe ku nuk dalim dot.
“Ne do i ulim taksat, nuk ka rrugë tjetër. Nëpërmjet uljes së taksave, duhet të hapim punë për njerëzit”, u tha Basha qytetareve.

Sipas tij, familjeve ne nevoje  do u vihet në ndihmë. “Familjes tënde që s?ke njeri të punësuar duhet patjetër të merrni ndihmën ekonomike”, iu drejtua ai nje qytetareje.

Shqetesimit te tregtareve per uljen e xhiros, Basha iu pergjigj se qe të ndryshojë situata duhet të ulim taksat, çmimin e energjisë, çmimin e naftës se në kohë krize janë rritur të treja këto dhe e kanë pamundësuar biznesin që të punësojë njerëz.
Ai premtoi ulje te çmimit të energjisë me 25%, uljen e çmimit të naftës me 200.

Nga Devolli, kryetari i PD Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit të dekriminalizojë politikën dhe administratën, ndërsa i ka adresuar disa pyetje për kandidatin e mazhorancës në Devoll.
?Po i them kryeministrit, ore këtë kandidatin tënd di gjë se çfarë e ke!? Po si e ka emrin njëherë, Beni apo Koço? Po babai si e ka, Panajot apo Xhek? A ka pyetur pse e ka ndërruar emrin? Me gënjeshtra e trafiqe do ecë përpara ky vend? Ky vend do ecë përpara me Bledionin, me rininë, me të vërtetën? – theksoi Basha .

Në Ersekë, kryetari i Partisë Demokratike ka denoncuar presionin mafioz që po i bëhet kandidatit të opozitës. Pasi ka bashkëbiseduar me qytetarët e Kolonjës, zoti Basha tha se sjellja e mazhorancës tregon panikun që i ka kapur nga llogaridhënia në 21 qershor dhe humbja e thellë e zgjedhjeve.

“Po vjen ora e llogarive me popullin. Ku i kanë vendet e punës? Ku i kanë taksat e ulura? Ku i kanë çmimet e ulura? Me stilin e tyre tipik të një organizate kriminale kishin çuar para dy ditësh edhe ministrin të na kërcënonte kandidatin tonë, për një arsye të vetme. Sepse e dinë që Viktor Duro është fitues me votën e të djathtëve e të majtëve”, theksoi ai.

Në qytetin e Pogradecit, Basha mori pjesë në prezantimin e platformës së kandidatit për kryetar bashkie Eduart Kapri. Ulja e taksave, rritja e mundësive për punësim dhe investimet në funksion të turizmit ishin disa nga pikat e platformës së zotit Kapri.  Basha tha se kanë mbetur edhe dy javë për të kthyer shpresën tek qytetarët e majtë e të djathtë që sot vuajnë nga keqqeverisja.

?Për punësimin nuk flasin, për varfërinë nuk flasin, mendojnë se do ia hedhin, se në 21 qershor ju do të harroni që premtuan punësim e nuk sollën punësim por hoqën njerëz nga puna; që premtuan luftë ndaj varfërisë por sot mjerimi është pesëfishuar sipas vetë statistikave të qeverisë; që premtuan se do të ishin në krah të biznesit duke ua ulur taksat dhe sot ia kanë dyfishuar; se premtuan shëndetësi falas por sot na kanë sjellë korrupsionin me ilaçet. Edhe dy javë për të kthyer shpresën rikthyer vendin në rrugën e një të ardhmeje të sigurt, një ekonomie të fortë për të gjithë ju?, theksoi Basha.

Lajmet e fundit nga