Connect with Us

Si adaptohen qarqet e stresit?

Shëndeti

Si adaptohen qarqet e stresit?

Publikuar

-

 

Studiuesit në Universitetin e Institutit Neurologjik Calgary Hotchkiss kanë zbuluar se qarqet e stresit në tru i nënshtrohen procesit të mësimit dhe adaptimit që herët në jetë.

Jaideep Bains PhD dhe kolegët treguan se qarqet e stresit ishin të afta të vetë-akordoheshin pas kalimit të një stresi të caktuar. Këto gjetje treguan se truri përdor eksperiencat stresuese përgjatë jetës së hareshme për t’u përgatitur dhe perfeksionuar për sfidat pasuese. Grupi i studiuesve provoi ekzistencën e periudhave kohore unike që shoqërojnë sfidat e shkurtra stresante, përgjatë të cilave periudha adaptimi mund të rritej ose zvogëlohej.

Duke manipuluar rrjetet qelizore specifike, ata zbuluan aktorët kryesorë përgjegjës për mësimin dhe adaptimin e qarqeve stresuese në modelet e kafshëve. Këto zbulime kulmuan me publikimin e 2 studimeve në vëllimin online të njërës prej gazetave më të mëdha botërore të neuroshkencës “Nature Neuroscience”.

“Këto gjetje treguan se sistemet që mendoheshin të ishin shumë të ngurta në tru, janë në fakt shumë fleksibël, veçanërisht në jetën e hershme tha Bains, një profesor i Departamentit të Fiziologjisë dhe Farmakologjisë. “

LEXO EDHE:  7 problemet shëndetësore më të zakonshme tek meshkujt

Duke përdorur këtë informacion, studiuesit tani mund të ngrenë pyetje mbi lidhjet qelizore dhe molekulare midis stresit të jetës shërueshme dhe ndjeshmërisë apo elasticitetit ndaj stresit në jetën e vonë. Ndjeshmëria e rritur ndaj stresit është një faktor që predispozon për një sërë gjendjesh shëndetësore përfshirë sëmundjet kardiake, obezitetin, diabetin dhe depresionin. Megjithëse këto studime u kryen në modele kafshësh, mekanizma të ngjashëm ndërmjetësojnë përparimin në sëmundjeve edhe për njerëzit.

“Vëzhgimet tona sigurojnë një bazë të rëndësishme për hartimin e strategjive më efektive parandaluese dhe kuruese të cilat do të zvogëlojnë efektet e stresit dhe do të ndeshen me sfidat shëndetësore të shoqërisë.” tha Bains.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

“Pandemia do të vazhdojë edhe për 18-24 muaj”/ Pipero kërkon të vihen në punë spitalet rajonale

Publikuar

-

Nga

“Pandemia do të vazhdojë edhe për 18-24 muaj”/ Pipero kërkon të vihen në punë spitalet rajonale

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin “Arena”,lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Pipero tha se pandemia do të vazhdojë edhe për 18 apo 24 muaj, ndërsa bëri me dije se ka kërkuar që të vihen në punë spitalet rajonale.

“Çështja është që të parandalojmë infektimin dhe jo nëse kemi apo nuk kemi kapacitete. Kam kërkuar që të mos veprojmë me praktikat Covid1, Covid2, Covid3 apo Covid4, por të vihen në punë spitalet rajonale, të jenë në veprim, për të përballuar më mirë koronavirusin.

Të vemë në shfrytëzim të gjitha kapacitetet, pasi ne do të bashkëjetojmë gjatë me këtë virus. Kjo pandemi besoj se do të vazhdojë edhe për 18 apo 24 muaj.



Është një virus me shumë të panjohura, nuk e dimë ende burimin e infeksionit, si kaloi te njeriu dhe si u përhap.

LEXO EDHE:  10 arsye pse duhet të flini zhveshur

LEXO EDHE:  Ankthi nga Pandemia/ Psikiatrja Rreli: Moshat më të prekura 20-40 vjeç

Nuk ka respektuar ligjet e viruseve respiratore, përfshi këtu edhe temperaturat e larta të motit. Nuk kemi ende një medikamend efektiv ndaj Covid-19, ndërsa jemi në pritje të një vaksine.

Duhet të ruajmë distancat fizike, të mbajmë maskë dhe të ruajmë higjenën deri në daljen e një vaksine. Situata në Shqipëri vijon të mbetet e njëjtë përgjatë dy muajve”, tha Pipero./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mbi 170 të shtruar në spitalet Covid/ 18 pacientë në terapi intensive

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD dhuron 2 respiratorë për spitalin "Shefqet Ndroqi"

Ministria e Shëndetësisë ka treguar se si paraqitet situate në spitalet Covid.

Mësohet se aktualisht situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 171 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se po vijon identifikimin, gjurmimin dhe hetimin e rasteve të dyshuara me COVID19, me qëllim izolimin e vatrave të infeksionit.

“Angazhimi i shtuar i epidemiologëve në terren bëhet akoma edhe më i domosdoshëm me fillimin e viti të ri shkollor, ku mësuesit dhe nxënësit do të kenë prioritet për testimin.



Mësuesit për çdo shqetësim duhet të kontaktojnë me koordinatorin e shkollës, i cili lidhet me strukturat e shëndetësisë për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar.

LEXO EDHE:  Studimi/  Rritja e fëmijëve qenka rutina më stresante e mundshme

LEXO EDHE:  Moti i ftohtë/ Si të parandaloni virozat

Është shumë i rëndësishëm në këtë moment, kur shtohet rreziku me hapjen e shkollave, bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

Është e rëndësishme të respektohen rregullat e higjienës, distancimit dhe përdorimit të maskës kudo në ambientet e mbyllura dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distance”, njofton ministria./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Bilanci nga Covid-19/ Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orë

Publikuar

-

Nga

143 raste të reja me Covid/ Humbin jetën 6 pacientë, shërohen 51

Dy persona kanë humbur jetën që nga dita e djeshme në vendin tonë nga Covid-19.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar dhe një 65 vjeçare nga Tirana, me sëmundje të bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë kryer në 24 orët e fundit 810 testime dhe janë konfirmuar 152 raste.

Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon :

68 raste në Tiranë, 16 në Elbasan, 11 në Durrës, 9 në Shkodër, 8 në Vlorë, nga 7 raste Kavajë, Berat, nga 5 raste Fier, Pukë, 3 në Lushnje, nga 2 raste në Kamëz, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Rogozhinë, Mat, Vau i Dejës, Divjakë, Dibër.



53 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6668 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton numrin unik të urgjencës kombëtare 127, në rast se keni shenja të sëmundjes dhe dyshoni se jeni i prekur nga COVID19.

LEXO EDHE:  Largoni stresin me këto mënyra

LEXO EDHE:  10 arsye pse duhet të flini zhveshur

Qëndroni në kontakt me mjekun e familjes dhe për çdo informacion të sigurt rreth koronavirusit, mund të telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

COVID-19 – Statistika (15 Shtator 2020)
Testime totale 75576
Raste pozitive 11672
Raste të shëruara  6668
Raste Aktive 4664
Humbje jete 340 (Qarku Tiranë 163, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë2366
Durrës    520
Shkodër   362
Lezhë267
Elbasan  248
Korçë 209
Fier   192
Vlorë 170
Kukës 140
Berat    92
Dibër    51
Gjirokastër 47/ CNA.al

LEXO TE PLOTE