LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD: Sa para mori Ajola nga Dzanashvili dhe pse nuk denoncoi pastrimin e parave?

6 Qershor 2015, 11:42, Politikë CNA

Në një deklaratë për mediat, deputeti Gerti Bogdani ka denoncuar përmes dokumentave atë që e cilësojnë si përfshirjen e kandidatit të majtë për Tiranën në skandalin e Dzanashvilit. Deputeti demokrat parashtron pyetjet ndaj Ajolës, duke kërkuar përgjigje se sa para ka marrë dhe pse nuk ka denoncuar pastrimin.

“Me gjithë kontrollin mbi median, me gjithë përpjekjen për ta mbyllur skandalin, për ta fshehur të vërtetën, ky dokument mbetet.

E kam fjalën për këtë dokument, ku Dzanashvilli, një emër i famshëm i botës së krimit, i dyshuar dhe akuzuar për pastrim parash, trafik prostitucioni në shumë vende të rajonit, ka mandatuar Ajola Xoxën, si përfaqësuese me të drejta të plota për aktivitetin e tij në Tiranë.

Kjo marrëveshje ka shumë hije dyshimi, por dy pyetje janë thelbësore dhe detyrim publik për zonjën Xoxa, bashkëshortja e ministrit, sot kandidatit të Edi Ramës për kryeqytetin.

Sa para ka marrë zonja në fjale nga Dzanashvili për të drejtën e përfaqësimit? A e ka denoncuar ajo tek drejtoria e pastrimit të parave, të dhënat e transaksionit të dyshimtë që lidh Dzanashvillin me Mark Frrokun, ku 30% e aksioneve të kompanisë shiten 300 mijë euro, ndërsa 15% e aksioneve të së njëjtës kompani shiten me 1.8 milionë euro?

Lajmet e fundit nga