LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta: Bashkia e Vorës do të jetë model për të gjithë vendin

6 Qershor 2015, 09:14, Politikë CNA

Kreu i LSI-së, Ilir Meta është takuar me banorët e Bërxullës, i shoqëruar dhe nga kandidati i majtë për Bashkinë e Vorës, Luan Sallaku. Gjatë fjalës së tij, Meta tha se Bashkia e Vorës do të jetë model për gjithë vendin, për shërbimet dhe punësimin.

?Unë mendoj se Bashkia e re e Vorës do të jetë bashkia model në të gjithë vendin, për sa u takon shërbimeve dhe, në mënyrë të veçantë, sa i takon punësimit. Ne do të fillojmë këtu, duke e bërë një bashki model për ta përhapur këtë model në të gjithë vendin.

Dhe punësimi do të jetë prioriteti ynë kryesor. Deklarova dy ditë më parë në Vorë se do të hapim 500 vende të reja pune, por kemi mbajtur rezervë 300 tjera brenda këtij viti, deri në vjeshtë. Do të kemi mundësi pafund punësimi në bashkinë e re të Vorës, si përmes mbështetjes së industrisë, si përmes mbështetjes së shërbimeve, si përmes mbështetjes së bujqësisë, përmes mbështetjes së vetëpunësimit e kështu me radhë?, u shpreh kreu i LSI-së.

Lajmet e fundit nga