LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Leli: Vëmendje të vecantë do të ketë pemëtaria

6 Qershor 2015, 15:00, Politikë CNA

Kandidati i ASHE për Bashkinë e Vlorës, Dritan Leli vijoi takimet me banorët në Xhyherinë, Shetishtë e Alikokë.

Në një bashkëbisedim me banorët, Leli vuri theksin mbi një problem të rëndësishëm të këtyre zonave në lidhje me mungesën e menaxhimit të territorit.

?Nga ana tjetër, si një sektor i rëndësishëm i ekonomisë lokale do të jetë në vëmendjen time mbështetja për rritjen e sipërfaqeve të kulturave bujqësore me synim rritjen e prodhimit dhe furnizimit konstant të konsumatorëve gjatë gjithe vitit. Është absurde që qyteti të furnizohet me fruta dhe perime importi? tha Leli.

Kandidati i majtë për Bashkinë e Vlorës, shtoi me tej se vëmendje të veçantë do të ketë pemëtaria, e cila deri më sot ka hasur vështirësi në prodhim dhe tregu ka mungesa të pemëtarisë vendase.

Lajmet e fundit nga