LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korcë/Sotiraq Filo përplaset me banorët në lagjen 12

6 Qershor 2015, 11:46, Aktualitet CNA

Kandidati i ASHE, dhe njëherësh kryetar i Bashkisë së Korcës, Sotiraq Filo ka vijuar takimet elektorale në prag të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.

Filo ka qënë sot në mesditë në lagjen 12, tek zona e ish- Mapos është përballur me reagimin e ashpër të qyetarëve.

Banorët e lagjes 12 janë e kanë akuzuar kreybashkiakun si përgjegjës për kthimin e rrugicave të tyre, në rrugë ku ka fluks të madh trafiku dhe ku automjetet parkojnë vend e pa vend duke vështirsuar lëvizjen e tyre.

Filo është justifikuar me ndërtimin e pedonales në Korcë, por banorët  e kanë akuzuar edhe për bllokimin e një rruge por kryetari aktual ka bërë përgjgjës qeverisjen e shkuar.

Por qyetarët e lagjes 12 kanë kërkuar zgjidhjen e këtij problem dhe jo akuza, pasi bllokimi i trotuareve nga bizneset janë kompencë e bashkisë. Kjo gjendje detyron banorët të kalojnë përmes tavolinave, makinave të parkuara qe sjellin vec kaos dhe pluhur.

Gjatë këtij takimi, Filo ka qënë i shoqëruar nga disa drejtorë institucionesh të korruptuara dhe servilë.

Sotiraq Filo nuk i ka lënë banorët pa përgjigje, duke i kërkuar të plotësojnë një petiocion dhe t?i drejtohen bashkisë.

Por në fakt, Filo ka 8 vjet në bashki, si ish nënkryetar dhe aktualisht Kyetar i Bashksië së Korcës, dhe ka përpara në tryezë me qindra peticione që nuk kanë gjetur zgjidhje.

Filo dhe ish paraardhësi I tij, Niko Peleshi, bllokimin e rrugës e kanë një qok ndaj një ortaku të tyre.

 

 

Lajmet e fundit nga