Connect with Us

Aromë lumturie. Sipas shkencëtarëve mund ta nuhasim?

Life Style

Aromë lumturie. Sipas shkencëtarëve mund ta nuhasim?

Publikuar

-

 

Një shprehje e vjetër thotë që lumturia është ngjitëse. Studimet e reja duket sikur kanë siguruar disa prova shkencore për ta mbështetur. Lumturia, sipas shkencëtarëve, ka një aromë të caktuar që njerëzit e ndjejnë te tjetri dhe pasi e nuhasim, bëhemi dhe vetë të lumtur. Duket pak e pabesueshme? Studimi e konfirmon.

Sekreti qëndron te djersa. Sipas psikologut Gün Semin të Universitetit Utrecht në Holandë, që ka drejtuar këtë studim, nëse ndjen djersën e prodhuar gjatë një gjendje lumturie,  trupi prodhon  stimulant lumturie që ta krijon atë gjendje emocionale. Ai dhe ekipi i tij mblodhën kampionë djerse nga 12 meshkuj të cilët shikonin video me efekt të ndryshëm emotiv, lumturi ose frikë. Këta kampionë iu dhanë për t’i nuhatur një grupi femrash të përfshira në eksperiment.

Shkencëtarët donin të dinin si i bënin të ndiheshin gratë këta kampionë djerse. Për ta vlerësuar këtë, ata panë ndryshimet në shprehjet e fytyrës që mund të tregojnë gjendje emocionale. Kur gratë nuhasinin djersën “e lumtur”, fytyrat e tyre shfaqnin mikroshprehje klasike që kanë të bëjnë me kënaqësinë: muskujt rreth syve aktivizoheshin si në rastin e një të qeshure të vërtetë natyrale, që shpreh lumturinë. Kjo quhet “e qeshura Duchenne” dhe është një shenjë e qartë e gëzimit të vërtetë. Njeriu që e zbuloi, anatomisti francez  Guillaume-Benjamin-Amand Duchenne de Boulogne, ka thënë që muskuli rreth syve…vihet në punë vetëm nga ndjenjat e vërteta dhe emocionet e bukura. “Palëvizshmëria e tij gjatë buzëqeshjes demaskon një mik fals.”

Ndërkohë dihej që lëndët kimike në djersë mund të përcjellin frikë. Kur ne “nuhasim” frikën te dikush, qendrat e stresit në tru aktivizohen dhe ne bëhemi më të përqendruar, gati për t’u mbrojtur nga kërcënimi. Kjo është një përshtatje e dobishme.

LEXO EDHE:  Shkencëtarët rindërtojnë figurën e “Siberian Tutankhamun” dhe konkubinës së tij/  Përdorin kafkat 2600 vjeçare të çiftit

Pamela Dalton, një shkencëtare në fushën e nuhatjes në  Monell Chemical Senses Center në Filadelfia, thotë që komunikimi i frikës për një rrezik është shumë i fortë dhe ajo pret që përcjellja e emocionit të lumturisë të jetë më e zbehtë sesa mundësia për të përcjellë emocione negative, por ndoshta nuk është ky rasti.

Rezultatet mund të ndikojnë për trajtimin e depresionit apo problemeve të tjera të luhatjeve të humorit. “Nëse mund ta nxjerrim kombinimin biokimik që shkaktohet nga lumturia, mund të kemi produkte të ngjashme me këtë lëndë dhe të ndihmojmë njerëzit të ndihen më pozitivë”, thotë Semin.

Më shumë kërkime janë të nevojshme para se të kemi një spray lumturie. “Shkencëtarët duhet ta veçojnë këtë koktej të veçantë kimik mes 180-200 kimikateve të njohura që krijojnë erën e trupit të njeriut”, shkruan Rachel E. Gross në Slate. “Është si të përcaktosh formulën e Coca-Cola-s nga niseshteja.” Për më tepër, studimi ka vëzhguar vetëm ndikimin te gratë. Studiuesit thonë që “gratë kanë në përgjithësi nuhatje dhe ndjeshmëri më të fortë sesa burrat”, megjithatë duhet të dimë nëse efekti vlen për gjininë tjetër, gjithashtu.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

U arrestua nga policia/ Princi sqaron si qëndron e vërteta

Publikuar

-

Nga

Pak ditë më parë në media qarkulloi një video ku Princi nja nga konkurentët e Përputhen ishte arrestuar. Ai shfaqej i rrethuar nga disa policë, por nuk u dha asnjë detaj më tepër.

Ditën e sotme konkurenti ka sqaruar se si qëndron e vërteta duke u shprehur se nuk ka dëshirë të flasë për këtë. Ai tha se thjesht është shoqëruar në rajonin e policisë, por sipas tij nuk ka asnjë precedent penal.

“Nuk dua të flasë shumë për atë situatë. Ka ndodhur para tre vitesh, por prek dhe njerëz të tjerë ndaj nuk dua të flasë shumë. Nuk kam dëshirë të flasë. Thjesht jam shoqëruar në rajon, kam hyrë në një derë dhe kam dal nga dera tjetër. Nuk kam marrë precedent penal, nuk jam proceduar. Jam më i zgjuar se dje dhe më budalla sa nesër. Unë jam filmuar nga një polic dhe nuk e di si ka dalë në media kjo video”, tregoi Princi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Maluma vjen në Tiranë/ Zbulohet data e koncertit

Publikuar

-

Nga

Koncerti i këngëtarit Maluma në vendin tonë u anulua si pasojë e pandemisë dhe një lajm i mirë vjen për të gjitha fansat e tij. Duke qenë se dhe vendet e Evropës po shkojnë drejt hapjes dhe nisjes së koncerteve dhe Shqipëria do të mbajë koncertin e shumëpritur të Malumës.

Maluma do të jetë në Tiranë në Ditën e Verës, më 14 mars 2022 dhe do të mbahet në sheshin Skendërbej.

Bashkia Tiranë bëri njofton se nuk do të ketë rimbusim të biletave të blera, por ato do të jenë të vlefshme për datën e re të koncertit.

LEXO EDHE:  Florida është gati të lëshojë 750 milionë mushkonja të modifikuara gjenetikisht/ Shkencëtarët zbulojnë arsyen

LEXO EDHE:  Shkencëtarët rindërtojnë figurën e “Siberian Tutankhamun” dhe konkubinës së tij/  Përdorin kafkat 2600 vjeçare të çiftit

“Biletat mund të përdoren nga personat që i kanë blerë ose persona të tjerë që do të duan t’ua dhurojnë ose rishesin të njohurve të tyre, ose palëve të treta që janë të interesuar për të blerë bileta.”, bëri me dije kompania RedCloud./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Rezarti u shpreh se Alexi është homoseksual/ Salsano Rrapo del në mbrojtje të aktorit

Publikuar

-

Nga

Rezarti u shpreh se Alexi është homoseksual/ Salsano Rrapo del në mbrojtje të aktorit

Përplasja mes Aleks Seitajt dhe Rezart Veleshnjas rrëmbeu menjëherë vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale ku ky i fundit akuzoi aktorin e Portokallisë se parodinë e tij  nuk duhet ta shikojnë adoleshentët. Ai ngriti pretendime se Alexi është homoseksual.

Shumë personazhe të njohur i dolën në mbrojtje Alexit mes tyre edhe aktori Salsano Rrapi. Ky i fundit ka hedhur thumba për Rezartin.

Salsano ka postuar një video nga një prej skeçet e tij ku interpreton si femër, njësoj si roli i Vezires që ka Aleksi.

LEXO EDHE:  Për lumturi në çift

LEXO EDHE:  Shkencëtarët rindërtojnë figurën e “Siberian Tutankhamun” dhe konkubinës së tij/  Përdorin kafkat 2600 vjeçare të çiftit

“Unë jam Vivi dhe përshëndes Vezieren dhe të gjithë ata aktorë që nuk bëhen dot si Vivian dhe Vezirja”, ka shkruar Salsano dhe ka etiketuar në postim Aleksin./CNA.al

LEXO TE PLOTE