LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vera erdhi! Ja 7 gabimet që nuk duhet të bëni me pushimet

5 Qershor 2015, 09:00, Lifestyle CNA

 

E bukura e pushimeve është që ju mund të bëni çfarë të doni, pa u menduar. Por ka disa ide të vakëta, që nuk ju japin shumë kënaqësi. Sipas “Huffington Post”, ja disa vendime që nuk duhet t?i merrni.

Të qëndrosh në një resort që i përfshin të gjitha

Sigurisht ka ushqim dhe pije pa limit, dhe në fillim të duket fantastike. Por do të ndjeheni bosh, pasi të keni shpenzuar të gjitha këto. Bëjini një nder vetes: anashkalojini këto lloj pushimesh.

Përpiquni të bëni më shumë

Është e natyrshme të justifikosh koston e pushimeve duke u ngopur me shumë aktivitete brenda 24 orësh. Pas të gjithash, do të doje të ishe të paktën një herë në Australi, apo jo?

Pas ditës së tretë të turit tuaj të pandalshëm, do të dëshiroje shumë të bëje pushim në një pishinë. Përpiquni të bëni një udhëtim në këmbë në tributë australiane, brenda katër ditësh dhe do të kënaqeni më shumë.

Të bëhesh skllav i planifikimit fillestar

Nëse planifikoni një udhëtim dhe t’i qëndroni besnik itinerarit tuaj. Eshtë e sigurtë se do të humbni shumë mundësi që mund t?u dalin rrugës. Duhet të jeni më fleksibël, duke i dhënë më shumë kohë vetes tuaj për relaksim. Kishit planifikuar të vizitonit Sagrada Familia? Ndërroni plan, mund të dëgjoni muzikë live në një bar.

Të mos bësh sigurimin e udhëtimit

Si të gjitha siguracionet, duhet të paguani edhe për sigurinë e udhëtimit, me shpresën se nuk do ta keni të nevojshme. Mund të keni shpenzuar një shumë të madhe parash për pushime në Aruba, kështu që, pse të mos kesh para ekstra për qetësinë e mendjes? Po, është një mundësi dhe shpresë që Uragani Denzel të mos godasë teksa ju jeni duke u relaksuar në plazh, apo instruktori që ju ndihmon me hedhjen me parashutë e di se çfarë është duke bërë.

Merrni pasaportën me vete

Do të habiteni se sa njerëz, pasi largohen nga hoteli harrojnë gjënë më të rëndësishme që u duhet për t’u kthyer të sigurt në shtëpi. Nëse duhet patjetër të marrësh me vete pasaportën për t’u identifikuar, bëni një fotokopje të saj, dhe origjinalin lëreni në kasafortë në hotel. Seriozisht. Eshtë një shqetësim më pak për ju. Mbi 160 mijë pasaporta britanike janë humbur apo vjedhur mes viteve 2008 dhe 2013.

Pajisjet e një udhëtimi me kosto të ulët

Me një kosto totale më pak se 100 dollarë, secila prej pajisjeve mund t’u shpëtojë jetën kundër fatkeqësive lehtësisht të parandalueshme; kutia e emergjencës përshembull.

Mos merrni shumë bagazhe

Sigurisht, do të ishte e tmerrshme të linit çizmet e shiut në shtëpi, ndërkohë që do t?u duheshin në Bermuda. Por jo, lërini ato në shtëpi, le t’u lagen këmbët, dhe përdorni hapësirën që ju mbetet në bagazhe për të marrë disa aksesorë nga vendet që do të vizitoni apo diçka tjetër prej tyre.

18:00 Lifestyle

Provokon Elsa Pataky

 Me bikini blu dhe një bluzë të bardhë ajo ka realizuar seti...

17:00 Lifestyle

Bieber babai ideal

Edhe pse duket tepër i vogël në moshë për të patur fëmijë në...

16:00 Lifestyle

Millian në LA

 Christina Milian ka pozuar për kamerat e Daily Mail duke bu...

15:00 Lifestyle

Shkëlqen Rosie

 Ajo është një nga ikonat e modelingut dhe vlerësohet për sh...

14:00 Lifestyle

Dashuri apo miqësi?

 Shpesh shihen në shoqërinë e njëri tjetrit duke i dhënë shk...

12:00 Lifestyle

Agdal në aeroport

 E veshur mjaft trendy me xhinsa të shkurtra, një xheke mesh...

Lajmet e fundit nga