LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Telefoni i parë iPhone, nga i cili mund të kontrollosh shtëpinë

5 Qershor 2015, 13:45, Tech CNA

Telefoni i parë iPhone, nga i cili mund të kontrollosh shtëpinë, është në shitje që prej një jave. Produkti i ri i lejon përdoruesit të kontrollojë dritat, enët, dyert e garazhit, termostatin duke përdorur asistencën dixhitale të kontrolluar me zë të Apple, Siri. Teksa një numër kompanish, përfshirë edhe Google, po punojnë në sisteme të ngjashme, analistët besojnë se Apple ka fuqinë të marrë më shumë klientë, për shkak të familjaritetit me kontrollin e shtëpisë nga iPhone. Apple anoncoi programin e tij HomeKit para një viti, gjatë një konference. Kompania e Cupertinos i jep mundësinë një të tretës së zhvilluesve të përdorin programin për të ndërtuar komponentët e nevojshëm për lidhjen me shtëpinë, por nuk do ta krijojë vetë pajisjen. Kompani të tjera janë duke punuar për të krijuar pajisje që përshtasin kriteret e Apple për ruajtjen dhe sigurinë e shtëpisë. Dy kompani kanë lancuar produktet e tyre dhe tre të tjera po marrin porosi online, e së shpejti do të nisin shitjet. Shpërndarësi, që ka madhësinë e një ruteri në shtëpi apo një aparati dixhital, punon si një qendër kontrolli për dritat dhe pajisjet e tjera që mund të menaxhohen nëpërmjet aplikacioneve të smartphone. Lidhja me Apple do të thotë që përdoruesi mund të kontrollojë këto aplikacione me Siri, asistentin dixhital me zë në iPhone dhe iPad. Përdoruesit duhet të lidhen me një kuti Apple TV për të kontrolluar shtëpinë nga jashtë. Teksa Apple dëshiron që Siri të luajë rolin kryesor, edhe rivali i tij kërkon gjithashtu të njëjtën gjë. Google bëri të ditur javën e kaluar krijimin e një programi të quajtur Brillo, si një platformë e përbashkët për pajisjet që të lidhin me internetin në shtëpi. Edhe Microsoft dhe Samsung janë duke promovuar programe që kontrollojnë sistemin e shtëpisë.

09:15 Tech

LG G4 apo Galaxy S6

Telefonat më të ri të nxjerrë në treg LG G4 dhe Samsung Gala...

Lajmet e fundit nga